Turpi

Kultura

Turpi

Nga: Adem Bytyçi Më: 13 maj 2023 Në ora: 12:09
Adem Bytyçi

Ata që i bënin 

Vota Millosheviqit

Kur erdhi n'pushtet

Janë ca pseudoshqiptarë

Me kokë derri

E shpirtin mizor.

Ata kishin zënë 

Poste t'rëndësishme n'pushtet

T'gjorët ëndrronin 

Se përseri do t'i mbanin

Postët e më parshme

Edhe pas ardhjês 

N'pushtet Milloshit famëkeq.

E tradhtuan Atdheun

Përveq pushtetin

Humben ftyrë e shpirt

Kot e kanë t'fshihen

Për mos t'i njohur tjert

Emratë e tyre

Janë t'evidentuar

Qysh më sakt e mirë

N'tefterin e tradhtisë 

I cili përjetësisht

Do t'ia dërgoi 

Plehit historisë

Si ëmrin e Esat Pash Toptanit

Tradhtarit t'Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat