Atje larg...

Kultura

Atje larg...

Nga: Dedë Preqi Më: 14 maj 2023 Në ora: 18:13
Dedë Preqi

Kujtime të hidhura n,mes udhës sqepojnë

Netëve pa gjumë si rriqërra të pickojnë,

Stinë harxhohen në etje të tretura

Sa lulet shkunden të njoma e të fjetura.

 

Erërat pa reshtur godasin në dritare

Ujqërit shëtisin dhe «yryshin» të lirë,

Plagët e moteve rrinë në qafë varrë

Ankohu kot zotrave në mure varë…

 

Në zemër të dërmuar reshin kujtimet

Dardania, një tokë e «nemur» e trazuar,

Kurrë betejat mbi trupin e saj nuk pushojnë

S’di, a janë kohëra të egra, apo të mbrapshta?.

 

Sikur në ëndërra rriten flatrat e zogjëve

E marrin në sy botën si nëpër prush,

Askujt si përngjanë foleja e yte me pyje

Madje më e bukura me hënë e me yje.

 

Çfarë kohe e garave dhe e epsheve t’vala

Zogjtë duke ikur në fanarin e hënës,

Fluturojnë me sytë e mallit n’krihet e mjegullës

Udhëve të gjata ku ditën e bart në shpind nata.

 

Fyejet në dritare dëgjohen tej skajeve të largëta

Ofshet e krahërorit vigan rrëshqasin mbi shkëmb,

Etja e uria e sundojnë botën, jetën e bëjnë dhimbje

Fryti i saj në mes nesh përqeshet i pa ngimur.

 

Zogjtë në kofinin e arrnuar i sqepojnë kalaveshat

Sqepat i kafshojnë, në përmallim i puthisin sytë,

I lumtë, dikush i këputi lidhset e nyjeve me dredha

Në ballin e gurit me rrudha përkunden kallinjt nga era.

 

Ora e largimit, orë e largët e më largë burimit

Hapat e ikjeve  të netëve të vona, do kthehen në hije,

Një ditë, ikja do kthehet në përkulje të ëndërrave tinzare

Largë dikush nathotë përditë, kthehuni  në votren e të parëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat