Bekim Fehmiu

Kultura

Bekim Fehmiu

Nga: Adem Bytyçi Më: 14 maj 2023 Në ora: 23:11
Autori Adem Bytyçi

Kush e di 

Pse ky Artist i madh

Nuk e ka bustin 

N' Prishtinë dhe Tiranë?

Bekim Fehmiu

Ishte frymëzues 

I pashtershëm

I artistëve shqiptarë

Që kanë lënë

Gjyrmë t' pashlyshme

N' historinë e artit madhor

T' kombit tonë bujar

Njërit ndër ma t' lashtit

N' truallin Evropian..

Nuk ka dhimbje dhe 

Dhe mëkat më t'madh

Që t'iu mundësojmë 

Serbëve  për të na përvetësuar

Bekim Fehmiun

Artistin tonë ma t' madh

Siç na përvetësun 

Si t' tyrin: Nikolla Tesllen

Karagjorgjin e Zi

Millosh Kopiliqin 

Dhe shumë personalitete tjera shqiptare

Si heronjë, shkenctarë dhe artistë n' tyren histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat