Një shkrimtar i pajisur me freskinë e jashtëzakonshme të mendimit

Kultura

Një shkrimtar i pajisur me freskinë e jashtëzakonshme të mendimit

Nga: Baki Ymeri Më: 15 maj 2023 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Nicolae Bălașa është një shkrimtar i talentuar rumun, i pajisur me njohuri të gjera nacionale dhe internacionale. Është prozator i vëzhgimeve psikologjike me një forcë të jashtëzakonshme për hetimin e hipostazave më të larmishme të sjelljes njerëzore. Autori debuton në literaturë me romanin „Mallkime” (Editura Spirit Românesc, Krajovë 1995), duke u shquar me përshkrim ngjyrash etnografike dhe ekzotike. Që atëherë ai afirmohet duke u shquar si një personalitet me përshkrime të fuqishme përmes romaneve "Mbi ujin e Sëmbetës" (Editura Horion, Craiova 1998), "Ura e shembur dhe rënia në askund" (Editura Newest, Târgu Jiu 2006), "hajmalitë e Alexandrës" (Editura Newest, Târgu Jiu 2008), "Doganat e apokalipsit" (Editura Newest, Târgu Jiu 2009), "Akvariumi me ecejake" (Editur Newest, Târgu Jiu 2010, 2010), "Jeta si iluzion dhe çasti si destin" (Editura Măaiastra, Târgu Jiu 2011), "Sarra" (Vëll. I, Editura Apostrf, MJM, Krajovë 2012), "Lotë dhe para" (Editura Apostrof, MJM, Krajovë 2013), "Lotë, Para, Psherëtima" (Editura Autograf MJM, 2016), "Lëmoshtar në ferrin e portës së parajsës" (Editura Autograf MJM, 2017). Në ndërkohë u nderua me Diplomë të Shkëlqesisë për rezultatet e përfituara në veprimtarinë e mediave olteniane, etj.

Nicolae Bălașa është Anëtar me të drejta të plota në Unionin e Gazetarëve Profesionistë në Rumani. Nuk ka qenë pjesëtar i ndonjë partie politike, para dhe pas vitit 1989. Nuk merr pjesë në ndonjë organizatë qeveritare ose joqeveritare. Në romanet e tij vibron e kaluara, e tashnishmja, erotizmi, romantizmi, dramatizmi, intensiteti emocional, ndjenja lirike dhe freskia e jashtëzakonshme e mendimit. Autori na ofron një roman interesant dhe mbresëlënës. Ndër të tjera, ai shkruan për poetin e famshëm Marin Sorescu, për gëzime e zhgënjime, për globalizimin, për dashurinë dhe xhelozinë, për shpresën dhe mashtrimin, për spitalet, për shqetësimet, për jetën dhe vdekjen, me të dy në një të përhershëm konflikt.

Pason shpirti. Trup dhe shpirt. Shpirti i fshatit. Shpirti i fjalëve. Anatomia e shpirtit. Shpirti është shkenca e shkencave: "Është menjëherë pas mesnatës,/ Kur i mbaroj këto fjalë/ Po shkoj!/ Në rrugën e gjatë/ Kam medituar për gjithçka/ Ku u derdh çasti i djeshëm/ I pardjeshëm… i kurëdoqofshëm/ Pas të gjithave të kaluarav/ Nën qepallën e mendjes/ E njëjta ndjenjë/ Në shpirtin tim/ Një shpirt shtrojë, në këmbët botës/ Unë them, se po më ngjet/ Mua, që kurë e dij/ Do ta ngrej/ Do ti’a shkund dhe do ta lëvar diku…/ Në një gozhdë/ / Siç lëvareshin shtrojet në fshat/ Pas derës/ Kush e din?!/ Ndoshta dikush do të ketë nevojë për të,/ Për të fshirë duart, fytyrën,/ Madje edhe gojën,/ Ndonjëherë të pistë.../ Hej, mos shfryni hundë!/ E, megjithatë shpirti im!"

Në romanet e Zt. N. Bălașa, dridhet njeriu, vibron natyra, vibron koha, vibron historia, vibrojnë luftërat: "Gjatë Luftës së Parë Botërore, proletariati jo vetëm që nuk u bashkua ndërkombëtarisht, por ka grupuar brenda shteteve dhe ka mbrojtur vlerat e vendeve në të cilat ata, punëtorët, bënin pjesë." Në këtë libër dridhen fjalët, vibrojnë kujtimet, dridhen mendimet, lëkundet krenaria e të qenit rumun, dridhet atdheu dhe rajoni i vendlindjes së tij, atje në Dolzh të Oltenisë, peizazhet dhe traditat e të cilës ndjehen shumë të lidhura: Këndejpari, te ne., në lindjen evropiane, të plasuar në linjën e peshqeshit, gjthandej, të ntarërruara, veçanërisht nga koha e turqve, kur peshqeshi ishte një formë e kërrusjes së bërrylave, e përplasjeve dhe latimit të rrugës për në karrigen mbretërore. Sot, gjithashtu, edhe më shumë sesa në pjesët e tjera të botës, ku thuhet se ata të mëdhenjtë, që e kanë bukën dhe thikën në dorë, do të punonin vetëm për popullin.

Ky roman është një nga kryeveprat e autorit që paralajëon kalimin e tij në drejtim të një vizioni idilik mbi botën, me përralla moderne, duke përshkruar ngjarje dhe fakte që shkojnë përtej kufijve të kronikave të lashta: "Përkëtë foli Platoni, Aristoteli, Sokrati, madje edhe i gjithë antikiteti. Sidoqoftë, sot nuk ka asgjë për të thënë, megjithatë, qenjtë lehin, natyrisht dhe formalisht, ariu shkon, më i ri, i mbrojtur nga parimet e tij." Kisha mbeti, për fat të mirë, e paprekur dhe e parestauruar, si dhe disa nga shtëpitë e vjetra, me një formë të madhe energjie, si dritë absolute, ku shihet hyjnia në krishterim: "Ju thashë dhe mund të rikonfirmoj faktin se drita ka zbritur rreth meje, në një moment dhembshurie, por kthimi i shpirtit të njeriut, në këtë dritë të shenjtë, do të bëhet, sipas shkrimeve, në veçanti, në Testamentin e Ri, vetëm pas gjykimit të pastajmë. Dhe përsëri vij dhe pyes, dikush më pyeti nëse unë, tokësori i sotëm, a doja të vija në këtë botë? "

Në këtë libër, kemi fatin që të takohemi me dëshira dhe mosdëshira, me Krajovën dhe Tërgu Zhiun, me Kaliforninë dhe San Franciskon, me parajsën dhe ferrin, me Lindjen dhe Perëndimin, me të qenit dhe kohë, me Kainin dhe Abelin, me fenomenologjinë e shpirtit, me lirinë për t’u rrokullisur në jetë, me Noeun dhe Adamin, me Perëndinë dhe Krishtin, me lashtësitë dhe hyjnitë, me Sdoma dhe Gomorra, me Moisiun dhe mitin e shpellës, me Sokratin dhe Aristotelin, me Heidegerin dhe Kantin, me Dionisin dhe Niçen, me engjëllin dhe djallin, me kritikat për arsyen e pastër, me Luftërat Napoleonike, me Kinën e Lashtë, me Leninin dhe Stalinin, me Uashingtonin dhe Moskën, me Karl Marksn dhe Fridrih Hegelin, me Çausheskun, me poetin Ion Creanga në dorëshkrime shkollore, me filozofin e famshëm Petre Țuțea, me mendmitarët Constantin Noica dhe Lucian Blaga, me Gabriel Liiceanu dhe Andrei Pleșu, etj.

Jeta është gjëja më e çmuar që kemi, por ne nuk mendojmë për të shumë herë dhe jetojmë pothuajse pa e kuptuar atë. Meqenëse kemi vetëm një, do të duhet të përpiqemi ta përjetojmë atë në maksimum dhe të mos humbasim asnjë moment. Kjo nuk do të thotë të përqëndroheni në gjithçka që është rreptësisht materiale, por përkundrazi është e nevojshme të vlerësohen vlerat shpirtërore të gjërave që na rrethojnë. Autori shkruan për vetminë, për zilinë dhe urrejtjen, për inteligjencën artificiale, për rehatinë, për përgjegjësinë, për paratë, për familjen dhe fëmijët, për shtëpinë dhe limuzinën, etj. Vlen të theksohet gjallëria e librit, sensualiteti i tij i fortë dhe i shëndetshëm. Librat e autorit gëzojnë një sukses të bukur dhe të lidhur mirë. Nicolae Bălașa na dhuron përmes këtij romani, një nga librat më tërheqës të literaturës rumune të vitit. Ai është një prozator i aftë që riafirmon vlerën aktive të strukturave tradicionale të vëna në kontakt me një dimension të ri të realizmit profesional nga shkrimtarët bashkëkohorë. Shkrimtari ka shëtitur shumë, ka lexuar shumë, ka analizuar shumë dhe ka shkruar shumë. Preokupimet e tij elementare letrare, janë romani, eseja, teatri.

Nicolae Bălașa u diplomua në Fakultetin e Pajisjeve Teknologjike, në Bukuresht, promocioni i vitit 1980. Provimin e licencës e morri me mesataren 10-të. Në Universitetin e Krajovës u diplomua në Fakultetin e Historisë, (Seksioni Filozofi-Sociologji, Promovimi i vitit 2000. E nbrojti doktoratën në Filozofi (Universiteti në Timishoara, Fakulteti i Shkencave Politike Filozofia dhe Shkencat e Komunikimit). Teza e doktoratës: "Komunikimi dhe mirëkuptimi", 2004. U martua me poeteshën Beatrice Silvia Sorescu (një nga të mbesat e vëllait të poetit Marinit Soresc). Në vitin 1989, ai kishte dy romane të shkruara, por të pabotuara. Disa vjet më parë, iu propozua funksioni i Ministrit të Kulturës. Ai kishte informacion të mjaftueshëm për këtë ministri, por për arsye intuitive, në këtë kontekst e refuzoi propozimin. Autori preferon para së gjithash të riformulojë idetë e shkëlqyera të mendjes njerëzore, t'i vendosë ato në një gjuhë pothuajse të zakonshme dhe t'i bëjë të njohura për një audiencë të madhe. E rëndësishme për zotërimin e tij është ekuilibri, mençuria, paqja e brendshme, lumturia dhe përulësia ndaj njerëzve, ndaj botës dhe ndaj Zotit. (Baki Ymeri)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat