Kam nevojë për ty!

Kultura

Kam nevojë për ty!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:00
Xhelal Hoxha

Kam nevojë për ty,

Ti për mua, je jetë, dritë dhe sy!

Shpirti, i shpirtit tim

Rrënja, e rrënjës time...

Njeriut që të donë, të çmon, të vlerëson,

më shumë se vetën e tij!

Kam nevojë për ty,

Sikurse lulja që ka nevojë për shiun!

Kam nevojë sikur njeriu,

për çdo gjë, por edhe për dije...

Kam nevojë, sidomos për oksigjen,

por edhe për ajrin e pastër

Sikurse vet lulja për ujitje,

për diellin që rrezaton dhe që e nxeh botën!

Kam nevojë sikurse bleta,

për natyrën dhe nektarin e saj!

Prandaj, ti për mua më je gjithçka:

"Ti më je shpirti, zemra, rrënja, dielli

Ti më je lulja, uji, oksigjeni, ylberi, bleta dhe qielli!”

Deri në fund të jetës sime

kam nevojë për ty!

Ti më je vetë jeta ime:

Lulja më e mira dhe më e bukura më je ti!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat