Ky qenka njeriu!

Kultura

Ky qenka njeriu!

Nga: Zymer Mehani Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:08
Zymer Mehani

Prore thur vargjet e mia dhe melodinë e jetës ende e luaj

Rruga jonë shumë e gjatë është, por jeta është e shkurtër

E shikimet shpeshherë vetëm me një fjalë i kemi zgjatur

Edhe pikëllimin prej fjalës bërë e kemi, fare pa u matur

Edhe dashurinë si fjalën e kemi thyer, por jemi zhgënjyer

Në vend se të duhemi, jemi duke u urrryer, si ujq duke u shqyer

Maska jemi kah mbajmë në sy, përplot dyfytyrësi e dinakëri

Që të mbulojmë gënjeshtra, të palara, të zeza, pabesi

Tani kemi shumë fytyra, pesë, gjashtë, shtatë a tetë

Jemi hipokritë, s’e mohojmë, na duket gjë e lehtë

Prej fjalëve e krijuam dashurinë, miqësinë dhe besimin

Me fjalë dashurinë e shndërruam në urrejtje, ia dhamë dënimin

Dhe me fjalë si me plumba e vramë, porsi një bishë të tërbuar

E tash n’zemra kem plot vrer, urrejtje, jemi të zemëruar

Sepse gjithçka po duam që të jemi, këtë lirisht po e themi me gojë

Por vetëm njerëz s’po duam të mbesim, duam t’jemi tjetërsoj

Ky qenka njeriu i kohës sonë e s’shëmbëlleka fare me ata t’kohëve t'moçme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat