Qyteti i metaleve

Kultura

Qyteti i metaleve

Nga: Dedë Preqi Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:47
Dedë Preqi

Nga lashtësia dikund thellë i ke rrënjët

Aty linden edhe u rritën dardanët,

Nëntokën tënde bota do ta kishte lakmi

Dhe thneglat do ndërtonin nga metali shtëpi.

Tërë shtatin e ke t’përhirë nga metalet

Ibri i freskët ia lanë sytë në bregore,

Sa herë ujqërit e dehur si hije të egra

I humbin rrugët e tyre nëpër mjegulla.

Qytet i metaleve n’mes kodrave e maleve

Edhe hëna e ndal frymëmarrjen e mahnitur,

Duke pasur lakmi yjeve në kaltëri si cokllojnë

E grabitqarëve meri, n’sytë e diellit s’qepojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat