​Shkrimtarit Ismail Kadare i ndahet deklarata “Ukshin Hoti” në Rahovec

Kultura

​Shkrimtarit Ismail Kadare i ndahet deklarata “Ukshin Hoti” në Rahovec

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 21:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Rahovecit në një ceremoni rasti i ka ndarë deklaratën “Ukshin Hoti”, shkrimtarit tonë të shquar Ismaili Kadare. Aty u kujtua komunikimi i Kadares dhe Ukshin Hotit, derisa ky i fundit ishte në burg. Ndërkohë, u tha se besimi i Ukshin Hotit te Evropa nuk duhet të humb tek të gjithë në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smail Latifi foli për kontributin dhe veprën e Ukshin Hotit, si dhe komunikimin në mes Hotit dhe shkrimtarit Kadare.

Latifi: Kontributi akademik, politikë e historik i Ukshin Hotit do të mbeten në kujtesën tonë kolektive

Ukshin Hoti nuk është thjesht një shqiptar i Kosovës, ai është një shqiptar i madh. Kontributi i tij akademik, politikë e historik do të mbeten në kujtesën tonë kolektive, ngase ai ishte më përpara në kohë se shumë bashkuanik të tij. Pikëpamjet e profesorit Ukshin Hoti për zgjidhjen e çështjes shqiptare mbeten aktuale sepse vizioni i tij për këtë popull evropian vazhdon të mbetet avangardë e mendimit politik në kontekstin e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe këtu qëndron dallimi ndërmjet Ukshin Hotit dhe shumë veprimtarëve politikë te ne....Ismail Kadare ndër të tjera do të shkruaj “njerëzit e zot janë princat e vërtet të një kombin, për fat të keq princat goditet shpesh në mënyrë të vdekshme. Këto dhe kontributet tjera të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, më kanë shtyrë që të propozoj ndarjen e dekoratës “Ukshin Hoti, dekorata më e lartë që e jep Komuna e Rahovecit, pikërisht kësaj figure emblematike të kombit tonë. Falënderojë komisionin përkatës komunal që miratoi këtë propozim dhe unë sot kam nderin që këtë dekoratë t’ia dorëzoj zonjës, Helena Kadare, bashkëshortit të shkrimtarit tonë të shquar, kandidatit për çmimin Nobel për letërsi, Ismail Kadare”, tha ai.

Bashkëshortja e Ismaili Kadare, shkrimtarja Helena Kadare tha se Ukshin Hoti është një njeri që besoi dhe luftoi për ide duke besuar në një forcë të jashtëzakonshme që është në shpirtin e këtij vendi të cilin historia e ka ndëshkuar vazhdimisht.

Kadare: Mendoja se si ndodhte që Uksin Hoti me këto ide kaq të mëdha që i duhej Kosovës ndodhej prapa hekurave

Ndjeja një tronditje të thellë gjatë kohës kur kaloja për të daktilografuar fletët me pyetjet plot mendime që ai ia dërgonte Ismailit gjatë kohës që shkruanin së bashku bashkëbisedimin midis hekurave kur ai ishte në burg. Mendoja se si ndodhte që ky njëri me këto ide kaq të mëdha që i duhej Kosovës ndodhej prapa hekurave. I ndiqnim me ankth së bashku me Ismailin përgjigjen dhe pyetjet që shkronin ata dhe që nuk dinim asnjëherë që do të arrinin deri në burg kur ai do t’i merte dhe do t’i lexonte, dhe fakti është që u bë...tek shkrimet e Ukshin Hotit kam parë një njeri kurajoz, një politikan dhe një politolog që e shihte politikën si një vijueshmëri të filozofisë politike të historisë, duke e parë në optikën shqiptarë, ai besonte në një integritet universal ku identiteti shqiptar nuk humbiste por vetëm lartësohej“, tha ai.

Ajo shtoi se gjithë veprimtaria e Ukshin Hoti janë një testament i rëndësishëm mbi të cilin duhet të vijojë puna për Kosovën demokratike që sheh drejt Evropës.

Kadare: Besimi i Ukshin Hotit tek Evropa nuk duhet të humb tek të gjithë në Kosovë

Populli i Kosovës niset nga besimi se është populli i Evropës, njëri ndër më të vjetrit dhe se parimet që do të vlenin për të tjetër, do të duhej që të vlenin edhe për të. Ky besim i Ukshin Hotit tek Evropa, është një besim që nuk duhet të humb tek të gjithë në Kosovë për të kthyer këtë popull me fat jo të lehtë te rrënjët e tij evropiane“, tha ai.

Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosovës iu është imponuar lufta dhe shumica e këtyre plagëve nuk njihen nga aleatët tanë e lere më nga ata që i kanë shkaktuar, mirëpo njerëzit e Kosovës duhet ta gjejnë fuqinë e pajtimit dhe të jetojnë në paqe, duke mos harruar.

Haradinaj: Duhet ta gjejmë fuqinë e pajtimin për të jetuar afër njëri-tjetrit të lirë dhe në paqe

Ashtu si atëherë profesori Ukshin Hoti ka dhënë porosi për kohërat që vinë. Ia vlen edhe ne të japin ndonjë porosi për kohërat që vinë. E vërteta është që neve na është imponuar lufta për çlirim, shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe kemi kaluar në luftën për çlirim me shumë dhimbje e që jetojnë ende me ne me plagë. Shumica e këtyre plagëve tona nuk është që lexohen drejt as sot nga aleatët tonë, nga partnerët tonë e mos të flasim nga ata që na kanë krijuar, nga Serbia, mirëpo ne jemi të fuqishëm, ne jemi të zot, ne jemi shqiptarë. Ne ashtu siç kemi pas fuqinë të rrugëtojmë në rrugën tonë për liri, ne po ashtu e kemi fuqinë, guximin dhe zotësinë me fituar paqen, jo me harru, jo me fal se falja është një proces që ndodh në rrugëtim e sipër por duhet ta gjejmë fuqinë e pajtimin për të ruajtur paqen, për të jetuar afër njëri-tjetrit të lirë dhe në paqe...tensionet artificiale, kauzat e nxituara nuk sigurojnë vizion, zakonisht na vonojnë e na kthejnë prapa. Ne duhet të shërbehemi me atë vizion të dijetarëve tanë, të patriotëve tanë që e dhanë dijen, pushkën dhe që ishin në gjendje të hapin edhe jetën dhe janë çdoherë. Pra të shërbehemi me vizionin e tyre që t’i bashkohemi familjes tonë euroatlantike, që të sigurojmë frytet e sakrificës sonë, dhimbjes tonë e këto fryte, lirinë, paqen, shtetësinë e Kosovës e kombin tonë t’i kemi të përjetshme, të garantuara”, tha ai.

Të pranishmit i përshëndeti edhe rektori i Universitetit të Prizrenit, ‘Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, si dhe djali i veprimtarit të Ukshin Hotit, Andin Hotit.

Përndryshe përpara kësaj ceremonie, me rastin e shënimit të 80-vjetorit të lindjes së atdhetarit Ukshin Hoti, është përuruar kompleksit kulturor-historik në në Krushë të Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat