Sa herë kaloj te varret në Makoc të Gollakut

Kultura

Sa herë kaloj te varret në Makoc të Gollakut

Nga: Asllan Dibrani Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:11
Asllan Dibrani

Vitet ikën fluturimthi

Sikur gjethet e vjeshtës nga vasa që bien

Rikujtoj këto dëshmorë me krenari

Aty sa here qe shkoj varret i ujis me lotët e mi

Ne pranvere lulet pran jush i ujis

Një nga një iu puthi varret e skalitura në guri

Ju na e sollët lirinë me gjakun e juaj

Sa here kaloj pran jush e kujtoj masakrën serbe

Pran syve me dalin barbarët e mesjetës

Këtu në këto varre janë te dashurit tanë

Gollaku gjithkund është ma varre

Ju dëshmor jeni te radhës së fundit

Ju pushoni pran eshtrave te gjyshërve e stërgjyshërve tanë

Edhe ata vdiqën për liri e vatan

Këtu u masakruat e u dogjët egërsisht

Edhe ti fëmija i vogël këtu je pran tjerëve

Ishe akoma me qumështin e nënës

Edhe ty gjysh ti kujtoj rrudhat në fytyre

Tytën kur u drejtojshe pushtuesve

U rrite dhe vdiqe ne front me armikun

Të kujtoj ty nëno qe je në mesin e heronjve

Ta kujtojmë bukën qe dhe për burrat e malit

Te kujtojmë baba qe vdiqe burrërisht pa u trembur

Me pushke ne dore lirinë na e solle

Edhe sot me del pran sysh gjaku i juaj qe kulloj deri në lum
Breshëritë e plumbave barbarë iu vranë

Por atë dite ju lindët dhe amanet keni lënë

Tu kujtojmë për liri e atdhe keni rënë

Kurdoherë ne ëndërr kur na thërrisni
Për here atdheu iu nderon dhe rron me ju

Pak ma andej më shkojnë sytë në kasollen e vogël

U poshtëruar krenaria e jote motër

Atje me larte shihet shtëpia e hallës se babait tim

Te kujtova ty hallë të gjallë të dogjën

Në shpirtin tim gjithmonë mbetet borë acar e dimër

Po tretem i thyer ne shpirt e zemër

Lëshoj vetëm ofshamë dhe iu them

Te ju ka vetëm ditëlindje or dëshmorë

Kurrë nuk vdesin atdhetarët...

Varret e juaja i shoh te mbuluara me borë

Një copë akull më mbulon trupin

Dhe me mërdhinë ne brendësi

Krenar ndihem gjithmonë ju na sollët këtë liri…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat