Besimi

Kultura

Besimi

Nga: Adem Bytyqi Më: 23 qershor 2023 Në ora: 16:14
Adem Bytyqi

T'gjithë njerëzit n'botë

Qofshin ata të krishter

Apo muslimanë

Vetëm 4 grupe 

T'gjakut i kanë .
 

Populli më i vjetër

N'Gadishullin tonë

Janë shqipëtarët 

Dikur t'gjithë pa përjashtim

T'besimit t'krishtër

Më vonë u konvertuan

Edhe n'besimin islam.
 

E arritura më e madhe

Për këtë popull t'lashtë

Është vetëdija e lartë

Për ta kuptuar

Se para t'i takojnë

Besimit t'krishtër apo muslimanë

I takojnë kombit shqiptar

Njërit më t'vjetrit 

N'trollin evropian.
 

Ata që orvatën

Për t'i ndarë shqiptarët 

N'krishterë opo muslimanë

Janë armiqtë ma t'mëdhenjë

T'kombit tonë.
 

Para se t'jemi t'krishterë 

Apo muslimanë

T'gjithë ne lindim shqiptarë

Këtë fakt duhet skalitur 

N'vetëdijën  e fëmijëve tanë

Duke filluar nga familja

Dhe n' t'gjitha shkollat

E arsimit fillor

Gjersa ta kuptojnë

Se besimin mund ta ndrrosh

Por kombi shqiptar 

Mbetet i pandryshueshëm përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat