Poezi dëshpërimi dhe optimizmi

Kultura

Poezi dëshpërimi dhe optimizmi

Nga: Dedë Preqi Më: 29 qershor 2023 Në ora: 13:25
Autori Dedë Preqi

Kosovë, në ty janë rrasur beteja të rënda
Por flatrat e zogjve rritën e nuk ndalen,
Në zemren tënde reshin petale të ftohta
Por shpirti nuk patohet se të ka humbur.

Ke ngjeshur dhembje të shumta dhe i ke duruar
Etje e uri i ke përbirë ndoshta deri në thëmel,
Në tokën e të parëve të tu, që ishe fryti i saj
U bëre kurban i duarve të mallkuara e kriminel.

Ah, Kosovë, nuk di si ia dole të mëvetësohesh
Dhe të bëhësh e zonja e vetëvetës dhe e fatit tënd,
Ende i ke gjymtyrët e dhunuara e dhëmbët e uritur përmbi
Por nga vala në valë ti je granit i fortë dhe je përherë e gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat