Më 9 Korrik në Rudinë të Nikmarashit do të përkujtohet Lucë Gjo Mati i Trieshit

Kultura

Më 9 Korrik në Rudinë të Nikmarashit do të përkujtohet Lucë Gjo Mati i Trieshit

Gjekë Gjonlekaj Nga Gjekë Gjonlekaj Më 7 korrik 2023 Në ora: 18:12
Lucë Gjo Mati i Trieshit

Është detyrë njerëzore dhe kombëtare,nderimi,kujtimi dhe respekti për ata malësorë dhe malësore që vepruan e luftuan për të mirën e vendlindjes dhe kombit. Popujt e qytetëruar tanimë e kanë bërë traditë ndermin  e rasteve më të ndryshhme, duke thënë lutje dhe fjalime pranë varrezave dhe monumenteve ku ata pushojnë në përjetësi. Në përvjetoret e ndryshme ata vendosin kurorë lulesh dhe simbole kombëtare e fetare pranë varrezave ose bustave të atyre personaliteteve që e deshtën aq shumë vendlindjen e tyre në vecanti dhe kombin në përgjithësi.I tillë ishte Lucë Gjo' Mati i Trieshit. 

Për këtë burrë të madh dhe shumë të nderuar kisha dëgjuar  qysh në fëmijërinë time të hershme.

Dita e mortit më mirë me thënë dita e hatrit të Lucë Gjo' Matitt ishte tepër e dhimbshme por më shumë se zakonisht sepse një burrë kaq i përmendur nuk kishte lënë djal dhe nga kjo anë hisja e tij ishte shkretëruar. Më kujtohen ato ditë bile edhe pas mortit triesh të parët e mi flisnin me shumë dashuri për këtë burrë të dalluar. Edhe gjëmëtarët e permendur sic kishin qënë Zef Tomë Hasuri, Nikollë Gali dhe Hilë Toma dhe shumë malësorë të tjerë  në gjëmët  e tyre epike kishin thënë shumë për këtë trim të përmendur të Trieshit. Zeri  i tyre kumbonte dhimbshëm deri në majat e maleve  të Vistarit, Sukës së Grudës dhe Kazhenikut. 

Natyrisht se ata e krahasonin Lucë Gjo'Matin me trimat më të njohur të Malësië. Një kapitull i vecantë i historisë se tij ishte udhëtimi shumë i  gjatë dhe shumë i rrezikshëm  për në " Dheun e Përpjetjes" sic e quanin në atë kohë malësorët  Rafshin e Dukagjint. Në atë kohë një grup banditësh shqiptarë të atij Rrafshi kishin rrëmbyerë pranë një burri të moshaur një vajzë të vendlindjes së tyre. Një vepër e mbrapshtë si kjo ishte e papranushme në shoqërinë e Malësisë. Lucë Gjo'Mati e Mal Vuksani kishin rënë dakord që  së bashku do të shkojnë për të dënuar rrëmbyesin, Baram Bekën. 

Misioni i tyre kishte qënë shumë i rrezikshëm sepse do të kalonin nëpër male, fusha dhe pyje te panjohura. Kishte qënë rrugë  e gjatë 7 ditëshs. Për atë kohë kjo rrugë ishte tepër e vështirë sepse do të  kalonin malet pranë Bjeshkëve të Nemuna dhe ato lartësi të frikshme te Alpeve shqiptare. Është thënë e kënduar shumë për këtë ngjarje,Disa rapsodë të njohur në botën shqiptare kanë kënduar me shumë respekt e dashuri për Lucë Gjo'Matin dhe Mal Vuksanin, megjithatë në disa shënime kjo vepër është ekzagjeruar për shkak të lidhjeve familjare. Për njeriun normal është e pabesueshme se nëna e Bajram Bekës i kishte shpëtuar pasi Luca e Mali kishin vrarë djalin e saj Bajram Bekeën. Për Luë Gjo'Matin nuk kishte nevojë të sajonin prralla për cfarë nuk kishte nevojë as për Mal Vuksanin.

Lucë Gj' Mati ishte emër shumë i vecantë në Triesh dhe në Malësi, ngase ishte dalluar edhe në luftëra për lirinë e vendit. Këtë trimëri prej atdhetari e kishte treguar edhe në Luftën e Lemajës në tetor të vitit 1907. Për pjesëmarrjen e tj  në këtë Luftë shkruan Gjergj Nikprelaj  në një studim për Trieshin që ka mbetur në dorëshkrim. Gjergj Nikprelaj shkruan se Lucë Gjo' Mati kishte marrë pjesë në Luftën e Lemajës. Kjo vepër shumë e mirë për të kaluarën e Trieshit nuk ka parë kurrë dritën e botimit. Të jetosh pothuajse një shekull sic ka jetuar Lucë Gjo'Mati ishte një sfidë e vërtetë. Të bësh një jetë aq të gjatë dhe kurrrë të mos cnjerëzohesh me asnjë malësorë tregonte më së miri se kush kishte qënë ky burrë i Trieshit.

Lucë Gjo' Mati kishte shërbyer për një kohë të gjatë si roja më besnike e Vojvodës së Trieshit, kapedan Marasha Markut. Pas shumë luftërash e tmerresh që kishte pësuar Trieshi, Marash Marku si vojvodë e kapedan kishte hyrë në shërbim të Malit të Zi, por me  kusht  që refugjatët trieshianë mund të ktheheshin në vendlindjen e tyre duke vazhduar traditën  dhe duke ruajtur gjuhën dhe fenë e të parëve pa  asnjë shtrëmbërim. 

Marash Marku ishte autoritet  shumë i nderuar në Triesh.

Knjaz Nikolla i kishte dhënë shumë pushtet. Ai kishte edhe burgun në shtëpinë e tij për ata që bënin faje kundër njëri tjetërit. Sundimi i tij prej burri të fortë nuk solli asnjë të keqe në Triesh. Si roje personale Lucë Gjo Mati nuk ishte cnjerëzua  me asnjë trieshianë. Marash Marku nuk kërkonte kurrë vepra të dhunshme nga Luca, pavarësisht se ishte i armatosur e bëntë këtë me qëllim që të mos prishte imazhon e tij prej njeriu të ndershëm dhe atdhetar. Edhepse shërbeu për pothuajse dekada si roje personale  e armatosur e Marash Markuty Lucë Gjo' Mati nuk prishi miqësinë me asnjë trieshian, duke mos sharë ose fyerë asnjë bashkëvendas të tij. 

Trieshianët shumë herë kërkonin që  Luca to mos ua lidhte duart që ishte procedurë e arrestimit por për të evituar këtë lloj turpërimi Luca kërkonte prej të akuzuarëve që t'i jepnin besën se nuk do të bënin përpjekje për arrati. Të pandehurit në rrugë e sipër për në Burgun e Marash Markut në Nikmarash arrinin marrëveshjen e pajtimit për të mos iu nënshtruar denimit të Marsha Markut. Kjo kishte ndodhur mes dy burrave  nga Delajt. 

Katundi  Nikmarashi është mbase fshati më i përmendur i Trieshit kur është fjala për luftërat anti sërbo-malazeze.

Për qëndresën e Nikmarashit është shkruar disa herë në revistat dhe gazetat e Shqipërisë sic është "Hylli i Dritës".  Këtu kanë lindur shumë trima dhe trimëresha të cilët me pushkë e pëndë e mbojtën nderin dhe dinjitetine Trieshit dhe  kombit. Trieshianët  sipas Marash Markut betoheshin në armët e Skenderbeut dhe sundonin me  Kanunin e Lekë Dukagjinit. Për historinë e këtij vendi ku lirisht mund të përfëshihet edhe Lucë Gjo' Mati mund të shkruen kapituj të shkëlqyeshëm të historisë së Malëssië së Madhe dhe shqiptarisë. Lucë Gjo'Mati ishte shumë i nderuar në kuvendet dhe takimet e Trieshit. Për këtë trim të përmendur dhe shumë të vecantë në oborrin e Kishës së Trieshit ruhej një gur i vecantë ku gjithëmonë do të ulej ky burrë fisnik Trieshit.  

Kohë më parë vëllazërit Fran, Rrok dhe Nik Gjonaj kishin vendosur të nderojnë këtë emër shumë të njohur të fisit të tyre Gjonaj.Bile babai i tyre Vsel Marku në kohën e rinisë së tij kishte jetuar për një kohë të gjatë në shtëpinë e Luë Gjo'Matit. Natyrisht se ishte kujdesur për të si të kishte qënë djali i tij.Vëllazërit Gjonaj që jetojnë në Shtetete e Bashkuara në Neë York dhe Michigan vëndosën ta përkujtojnë në mënyrë bujare, duke ngritur një gur varri ku është gëdhëndur portreti i tij dhe një epitaf. Udhëtarët mund të ndalen dhe të shikojnë atë portret të  dhe lexojnnë  ato fjalë të bukura për këtë trim të  përmendur të Trieshit.Vlen për të shënuar se Lucë Gjo'Mati trashëgohet nga shumë nipa e stërnipa, mesa dhe stërmësa. Të gjithë këta janë nga dy bijat e tij të martuara në dy nga familjet e njohura të Lulgjurajëve të Grudës.Bile këtu në Neë York jeton  nipi i tijj Lekë Gjoku Lulgjuraj shumë i ndruar kë komunitetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat