E diela e Prishtinës

Kultura

E diela e Prishtinës

Nga: Atdhe Geci Më: 10 korrik 2023 Në ora: 17:05
Atdhe Geci

O e dashura ime Trojë e dardanisë
o i përjetshmi im Gjergj Kastriot
kjo tokë nga duart tona merr dritë
kësaj toke me mendje i japim rritë.

Në atdhe unë do ta gjej ëndrrën,
të bashkëjetoj me të dhe natyrën,
të bashkëjetoj me popullin dhe
historinë e tij, të bashkëjetoj me
fuqinë e artit dhe erërat që fryjnë.

Kjo tokë është djepi ynë , betimi
vuajtjeve dhe i betejave tona.

Në atdhe frymëzojnë tëra muzat
ëmbëlsitë e ajrit dhe të erërave!

O i përjetshmi im, Gjergj Kastriot
o e dashura jonë Trojë e Atdheut
atdheut tonë do t´ia japim gjakun
si heronjtë në kohëra të shkuara.

Në qytete dhe fshatra tona, ende
mbretërojnë hijet e së kaluarës,
fjalë të pathëna ose të thëna keq,
fjalë që e fshehin lisin e dafinës!

Prishtinë, t´i sot, vërtetë je e bukur
ardhja tek e ardhmëja është kjo
udhë! Jemi shumë afër epokës
sonë, dhe , ëndrrës së ëndërruar!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat