Promovohet libri “Politika e Jashtme dhe marrëdhëniet bilaterale të Kosovës”

Kultura

Promovohet libri “Politika e Jashtme dhe marrëdhëniet bilaterale të Kosovës”

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 13:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Të mërkurën në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është promovuar libri “Politika e Jashtme dhe marrëdhëniet bilaterale të Kosovës”.

Profesori Armend Bekaj, tha se ky është libri i parë që hulumton në mënyrë akademike marrëdhëniet bilaterale të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, ky libër ka një vlerë të posaçme jo vetëm për studentë, hulumtues e analistë por edhe për politik-bërësit.

Politika e Jashtme dhe marrëdhëniet bilaterale të Kosovës është libri i parë që hulumton në mënyrë akademike marrëdhëniet bilaterale të Republikës së Kosovës. Ka një vlerë të posaçme jo vetëm për studentë, hulumtues e analistë por edhe për politik-bërësit. Dua t’i them disa fjalë për editorin e librit Liridon Likajn. Ai është ligjërues në qendrën për marrëdhënie ndërkombëtare”.

Vetëm edhe një fjalë për sa i përket këtij libri. Për mendimin tim janë dy sfida kur shkruhen libra të tillë, e para ana përmbajtjesore, duhen bërë shkrime e rishkrime, e dyta është koordinimi i një sërë autorësh për të botuar librin. Dhe Liridoni është treguar tejet i durueshëm në këtë aspekt”.

Profesori Arben Hajrullahu, tha se vet fakti që po diskutohet për këtë temë është arritje e madhe për vendin.

Për të folur për politikën e jashtme të Kosovës, vetë fakti që është e mundshme të flasim për një gjë të tillë është e arritur e madhe. Unë besoj dhe e gjithë evidenca empirike tregon që rasti ynë është rast suksesi. Vetë fakti që jemi palë në politikën e jashtme tregon shumë”, tha Hajrullahu.

Bekim Baliqi, gjithashtu profesor në UP tha se politika e jashtme nuk është për t’i rehatuar militatntët, duke shtuar se Kosoav nuk ka traditën në këtë drejtim prandaj edhe ka ngecje.

“I përgëzoj autorët për punën që e kanë bërë. Sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën dhe për autorë nga Kosova. Është kontribut jashtëzakonisht i madh edhe për shkencën edhe për kulturën. Jemi në një gjendje që nuk është aspak e pëlqyeshme e aspak e lehtë. Politika e jashtme nuk është për t’i rahatuar militantët”.

“Disavantazhet që i ka pas Kosova janë se nuk ka pasur traditë. Tradita e krijon një normë që pavarësisht personave vazhdojnë të funksionojnë proceset. Shpresoj që të vazhdohet me libër edhe për shtete të tjera. Sepse kemi nevojë të shohim për marrëdhëniet e jashtme që ka Kosova. Gjithashtu po shpresoj që ka ngritur vetëdijen për nevojën e të parit si po funksionojnë marrëdhëniet bilaterale në mes të Kosovës dhe vendeve të tjera.

Ndërkohë editori i librit, Liridon Likaj tha se çdo kapitull i kushtohet marrëdhënieve të Kosovës me shtete përkatëse.

“Libri doli nga shtypi më 14 prill të këtij viti. Ky libër i përbashkët analizon marrëdhëniet e përbashkëta të Kosovës me vende të ndryshme. Çdo kapitull i kushtohet marrëdhënies së Kosovës me shtetin përkatës”.

“Ideja e librit është një rezultat i një hulumtimi të gjatë si dhe me përvojën time personale dhe profesionale. Jam rritur duke ndjekur rrugën e Kosovës drejt pavarësimit. Të gjithë kontribuuesit e këtij libri janë shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Kosovë ose Ballkan”, tha Likaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat