Hej ju

Kultura

Hej ju

Nga: Dedë Preqi Më: 13 korrik 2023 Në ora: 09:01
Dedë Preqi

Hej, ju të krisur

Edhe lulet e njoma

I shkundët në gji…

Hej, ju egërsira

Kaluan shekuj

Dhe akoma

Nuk jeni zbutur.

Edhe kur flini

Hija e varrëve

Do u ndjek mbrapa.

Sa gjak keni thithur

O, gjakpirsa të moqëm

Dhe të pa ngopur,

Do pëlcitëni një ditë

Dhe do i spërkatëni

Pasardhësit e juaj.

As një shenjë pendimi

As dhembje lëndimi

Gjahtar ëndërrash do vdesni.

Hej, ju o, përbindësha

Ç’farë duket pjella e juaj

Ndoshta ajo do ta heq,

Sepse, hyp dreq e del dreq…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat