Tollovi n’Parlamentin e shtetit t‘ri!

Kultura

Tollovi n’Parlamentin e shtetit t‘ri!

Nga: Sami Arifi Më: 13 korrik 2023 Në ora: 13:38
Kuvendi i Kosovës

O bobo sot televizion çka pash,

e keqja po vije duke u trash!

Hajnat n‘Parlament t‘shtetit ri,

për t‘mbulu korrupcionin bëjnë tollovi!

Mjegulla ca bashkëpunëtorëve iu konvenon,

s‘durojn ligjin t‘funksionon!

Fizikisht dojnë për t‘u drejtuar,

hajninë prapë për ta vazhduar!

T‘lidhur me shkja e dreç t‘birit,

për t‘ju sjellë rrotë e mullirit…

Ju t‘mjegullnajave mirë ta dini,

përfundimin tash e keni…

Hasi gozhda në baski,

s‘ka me shki më Qeveri…

Policia për është siguri,

t’funksionojë ligji n‘shtetin e ri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat