Zare, ori Zarë

Kultura

Zare, ori Zarë

Nga: Xhelal Hoxha Më: 16 korrik 2023 Në ora: 09:56
Xhelal Hoxha

Populli dikur shpeshherë thoshte:

Ne po punojmë, lërojmë e mbjellim arën

dhe po e hedhim njëtrajtshëm në tokë farën

Atë që do mbjellim, atë edhe do ta korrim...

Ara e mirë, por si duket është fara e keqe?!

Ara na e rritë, na e bënë dhe na e shton farën

Dhe fara e krijon pasurin e shton bereqetin

Ajo e shtonë njerzimin dhe mbush arën...

Thoshin dikur të urtit, të ditur e të mençurit:

"Arë e pa farë, mori e bardha, Zarë;

Farë e pa arë, në tokën tonë të ndarë!"

Fara është afërsia nga vëllau i gjakut

Ndërsa ara është afërsi prej motrës

Fara dhe ara; vëllezër dhe motra,

Që ishin e janë; sinonim nga votra

Ne Shqiptarët paçim fat në të ardhmen

Dashtë Zoti e natyra e dalshim faqebardhë!

Thoshin dikur:Ari provohet në zjarr

Ndërsa, sëpata provohet në mal

Ndërkaq njeriu i mirë, është besnik e fisnik

burri i fortë provohet në beteja të vështira e në luftë

Shtrohej shpesh here pyetja:Kush e koritë njeriun

Përgjigja do të ishte e thjesht:Të fismin asgjë!

Ndërsa, të pa fismin, ose të pa njeriun

lakmia për të pasur-përvetësuar kamjen

Zare, mori e bardha, Zare

Mbille, mbaje, ruaje mirë këtë farë!

Zare, mori e mirë dhe e mbarë:

Amanet këtë pushkë bashkë me arë!

Trashigim këtë farë, për njerëzit e mirë e të mbarë!

Me një dëshirë të madhe e porosi të qartë:

Sa më i lartësuar dhe me faqe të bardhë

Me një popull fisnik, bujar, trim e unitar

Gjithmonë qoftë e daltë, Kombi ynë Shqiptar!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat