Shefo! Nr 4

Kultura

Shefo! Nr 4

Nga: Fatmir Lohja Më: 20 korrik 2023 Në ora: 12:48
Fatmir Lohja

Rreth orës nëntë të darkës, sapo mbylla telefonin, erdha në formë . Nga studio dola në guzhinë.

Me ke fole në telefon, që po të shkelqejnë sytë?- më bën pyetjen e sertë gruaja.

Kur u rehatova në divan, nisa t’i tregoj shkurt biseden me kolonel Dulen, pensionist që kur nuk mbahet mend. Më ka gjetur punë . Të nesermën, fiks në orën tetë, te klubi i lagjes do të më tregojë me hollësi qysh e tek! Çuditërisht nusja lajmin e priti me shumë deshirë. U çua nga vendi për të më bërë një meze të mirë. Në ato ecjet e saja për gatim, bënte hesape, përveç pensionit të vogël, edhe sa para na navoiteshin për të mbyllur muajin pa dhimbje koke.

Të nesërmen në mëngjes, në oren tetë pa pesë zura vend te klubi I lagjes. Pas dy minutash qafohen me Dulen.Ma zuri kafenë me bisht, në grykë. Nuk pushonte ishkoloneli. Një ilaka i dhëndërrit ,kërkonte të punësonte një ekonomist supërprofesionist me maksimilitetin e ndershmërisë.” Ilaka” shkodranët i thonë atij që e kanë fis lëng pas lëngu.

Shefo! Mos me turpëro! Në orën dhjetë të pret në zyre miku im!- më urdhëroi ushtarakisht.

Në orën dhjetë kam takim te zyrat e sigurimeve shoqërore, për rigllogaritjen e pensionit tim, - I përgjigjem pasi shoh orën.

I ka zyrat këtu pranë?- me sqaron uashtarakisht.

Na doli, se Zyrat qenë ne Kasharë. Ajfonat në dorë mund të na ndihmonin. Dulja nuk e mbante mend as emrin e bisnesit, , dhe as emrin e ilakasë së dhëndërrit. Se si do të funksiononte “lokojsheni” , nuk I jepte dum, sa kaq dinte, e kështu e kishin urdhëruar.

U lidh me dhëndërrin e tij me mobil.E pashë mirë. Më shumë u habit, se mori sqarime. Pas disa minutash I vjen me mesazhe një numër telefoni. Sipas Dules në këtë numer duhej t’I telefenoja punëdhënësit, pa identitet njerzor dhe bisnesi.

Leri Dule shakate, se kam halle të tjera mbi kokë,- e u ngrita nga tavolina.

Kur mbarova punë me kamarierin dolëm me Dulen jashtë. Nuk më shqitej nga krahu.U mundova ta bind se nuk kërkoj më punë.I tregova se kam punuar dyzetedy vite si profesionist ekonomist.Gjatë kësaj kohe të gjatë administrata e shtetit, dhe punëdhënësit privatë ma kanë sjellë në majë të hundës.Se dua t’I bie shendetit prapa duke filluar me dentistët, se …... Ai jepte e merrte me telefon me dhëndërrin e vet.I dhashë dorën e ndarjes kur u afruam pranë zyrave te pensioneve.

Shefo! Do të marr në telefon! Nuk më qajnë punët në dorë.

Nuk dua punë,- I flas me buzëqeshje.

Kam dhënë fjalën . E di mirë se shefi nuk ma prish.- u zotua në ndarje kolonel Dulja.

Jam pensionist i lagjes. Shefllikun e kam dorezuar prej muajsh,- e u futa te zyrat e pensionistëve.

Nuk më ndahej koloneli për të takuar pronarin e firmës. E rrejta, e kacarrejta për kohen e zënë , por nuk më shqitej .Në fund u takuam, në prezencë të Dules.

Bisneszezi me kërkoi ndershmëri maksimale. Ja premtova pa mburrje.Më kërkoi pune ,për të zevendesuar minimalja pesë ekonomistë .Punën me stërngarkese , që më kerkonte bisneszezi ,nuk e kam bërë as në rini. Koha e punes pa limit, pagesa si pensionist.

Edhe Dules ju mbush mendja se bisnesesi kërkoi të tallej me ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat