Trimat pa burrëri

Kultura

Trimat pa burrëri

Nga: Neki Lulaj Më: 20 korrik 2023 Në ora: 23:13
Neki Lulaj

Në gërminat e asaj kalaje
S’po shoh dritë, por veç errësirë
S’po shof buzagaz veç hasmëri
Ndaj po qaj, jo për ju dhe për të ardhmen

jo, bre burra vetëm kjo nuk është trimëri


Grinduni,

shqyeni njeri tjetrin si gjelat te mullari
Ju që jetën e keni bërë mjaltë blete
E kollarët i nxirrni si kamxhik kali
Jeni bërë si xhuxh maxhuxha
Ju që në Parlament zgërdhiheni si zagari.


Nëpër akullin e kësaj amullije në kohë
Ju kisha shtrirë lakuriq si lëkurë të Iriqit
E di,fort mirë e di

Kjo për xhepin tuaj ju intereson
Po s’mendoni

Për nënat që qajnë pas dere.

Se kurrë me nuk ju kthye djali


As për dëshmorët qe dënesin në sheshe.
Ju që grindeni

e shaheni si fëmijët në çerdhe

Ju keni harruar dëshmorët e lirisë
Ju fjalët i keni si floriri mes kulete.
Trima pa burrëri na keni qëllue.


Mjerë unë dhe ky popull për ju, o të mjerë!
Me veten time po grindem nëpër netë
E gjumi nga hallet na është tretur
Një natë kam folur me të lumin Zot
Po sa trima paskëm qenë
Apo sa qyqarët i paskemi zgjedhur.

Krimbi i shkjaut na gërryen damarin
Me gërsher në dorë na copëton këmishën
Në bëmat tuaja në Parlament
Botës i tregojmë se njëri -tjetrit s’ja kemi frikën.

S’e di si do shpëtojë Dardania.
Nga kjo farë e egjerit të egër e mallkuar
Ne jemi të zot e jemi shumë trima
Në Parlament rrihemi mes si ujqër të egërsuar.

Nuk jemi nxënës të shkollës fillore
Jemi rritur në “Kodrën e morrave” dhe në terr nate
Këtij populli qyqar s’ua kemi frikën
Në zgjedhje të reja prapë kërkoni mandate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat