Mos mi kujto të hidhurat e së kaluarës!

Kultura

Mos mi kujto të hidhurat e së kaluarës!

Nga: Asllan Dibrani Më: 21 korrik 2023 Në ora: 10:54
Asllan Dibrani

Të shkuarat e ngjyrosura me te zezën mos mi kujto

As kohë në qelitë e burgut pa ditë e diell mos mi kujto

Mos mi kujto ato çaste te hidhura edhe se ti nuk ishe pran meje

Bukën e ngrirë qe e hanim dhe torturat e serbosllavisë po mi kujtove me lëndo

Edhe kur u bashkuam unë e ti , acaret dhe dimrat mos mi kujto

Mos me kujto as shtegtimin pa dëshirën tonë nga atdheu

Disfatat , rrëxuarjet , humbjet dhe kalldrëmet e rrugës sonë mos mi kujto

Edhe gjumi qe s’na nxinte ditë e natë për jetë a vdekje mos mi kujto !

Të qarat ,vajet ,lotët qe na mbulonin faqet tona mos mi kujto

Kur me ke parë të rënë e shtrirë për tokë e te prangosur mos mi kujto

Edhe atëherë kur te mungova e te lëndova në shpirt mos mi rikujto

Edhe gëzimet tona lumturinë e dashurinë qe na i vodhi koha mos mi kujto

Zemërimet sakrificën dhe jetën ilegale qe na përplasen e rrugëtimin e lirisë mos mi kujto

Shumë perëndime të diellit qe i pritem e do i presim të vetmuar mos mi kujto

Mos mi kujto edhe ata njerëz qe na urryen, mashtruan dhe braktisen të mirat tona

Vrasjet e zemrave dhe varrosjet për së gjalli , nga pjella jonë mos mi kujto aman

E madhe qenka bota po iu bejka vend në barkun e saj edhe te këqijave qe nuk i duam

As këtë art të lakuriqësuar të njerëzimit pa vizion mos mi kujto!

Të tilla rikujtime plagët mi rrisin edhe ma te mëdha deri ne vdekje pa shërim

Mos mi kujto as ata njerëz qe nuk dallohen , ma a janë burra apo gra!

Mos mi kujto as ata qe botën e shohin vetëm një lloj me të dashur e te dashura te një llojit!

Atë pjellë qe prindërit i harrojnë dhe i braktisin dhe vdesin te vetmuar mos mi kujto!

Mos mi kujto ata u treguam plagën tone apo do tu tregojmë, prap në plagë do të na godasin

Çka vjen nga zoti duhet përqafuar as ai vet këto mposhti ,çorodi nuk i donë edhe vet perse keqi i kujton!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat