Fytyrën e tyre për t‘ju treguar!

Kultura

Fytyrën e tyre për t‘ju treguar!

Nga: Sami Arifi Më: 22 korrik 2023 Në ora: 12:43
Sami Arifi

Të pakta ishin lindje inicuese,

n‘vështirësi okupuese!

S‘mund të ishim shëndosh,

okupuesi t‘fuste kokën n‘kosh

Kurrë s‘u ndalën atdhetarët,

mundësuan lirinë për t‘ardhur!

Ishin t‘paktë por bërthamë,

krijuan lindje n‘të gjitha anë

Sot kush po na krijon,

marri është t‘na përfaqëson

Dje n‘robëri ishte me shkij,

kinse sot me popullin e t‘tij

Fajet janë edhe ndër ne,

i lam t‘pa identifikuar për atdhe

Përmes gjykatave me i denoncuar,

fytyrën e tyre për t‘ju treguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat