Intertesim i madh për gala-mbrëmjen “Ramë Lahaj dhe miqtë

Kultura

Intertesim i madh për gala-mbrëmjen “Ramë Lahaj dhe miqtë

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Gala Mbrëmja e tenorit shqiptar Ramë Lahaj që po mbahet në sheshin "Skenderbeu", në Prishtinë, ka zgjaur interesim të madh te qytetarët artdashës.

Kjo dëshmohet me radhët e gjata për të marrë pjesë në Gala Mbrëmjen “Ramë Lahaj & Friends”, nën dirigjimin e Pier Giorgio Morandi, shoqëruar nga Filharmonia e Kosovës. 

RTK është sponsor medial i këtij festivali dhe do ta përcjellë gala-mbrëmjen “Ramë Lahaj dhe miqtë”, ditëve në vazhdim.

Gala Tenori Ramë Lahaj, i cili falë eksperiencës dhe namit të tij në komunitetin botëror të operës, sjellë para publikut shqiptar emra të mirënjohur të muzikës operistike në programin artistik të pesë mbrëmjeve muzikore, të cilat fillojnë nga sonte në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit.

Artistë të mëdhenj të muzikës operistike , Alessandro Safina, Tenor , Massimo Cavalleti, Bariton , Yulia Suleimanova, Soprano , Övϋl Ö. Durmusoglu, Kuratore , Francisco Araiza do t’i bashkohen sonte Ramë Lahajt në natën hapëse “Rame Lahaj& Friends” nën dirigjimin e Pier Giorgio Morandi, shoqëruar nga Filharmonia e Kosovës, në orën 20:30.

Festivali vazhdon deri më 31 korrik, me mbrëmjet tjera muzikore: ‘Ensemble Evening’ më 25 Korrik, ‘Opera Night’ më 27 Korrik, ‘Neë Generation’ më 29 Korrik dhe ‘Nexhmije Pagarusha’ më 31 Korrik.

Tenori Ramë Lahaj, në një konferencë me gazetarë, tha se po realizon ëndrrën më të madhe për të sjellë artistët më të mirë në kryeqendrën e Kosovës.

“Kjo është ëndërr e madhe për mua, me e dërgua këtë festival përpara. Mbas realizimit të ëndrrës sime të madhe për të përformuar në skenat më të mëdha botërore, po e realizoj një ëndërr tjetër, të sjellë artistët më të mirë në kryeqendrën e Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat