Dhurata hyjnore të mendjes, të zemrës dhe shpirtit

Kultura

Dhurata hyjnore të mendjes, të zemrës dhe shpirtit

Nga: Baki Ymeri Më: 28 korrik 2023 Në ora: 06:16
Kopertina

I vetmi mesazh që arrin në veshin e Zotit është poezia. Poezia është balsami i shpirtit, testamenti i jetës, drita e fjalëve, mbretëresha e arteve, thesari i ndjenjave dhe burim i frymëzimeve hyjnore. Zoti Ioan Gâf Deac vjen para nesh me poezi brilante dhe mbresëlënëse. Poezia e zotërisë së tij është dimensioni më i pastër që ka çdo qenie njerëzore. Poezia është çelësi i universit, shprehja e bukurisë, lirisë dhe mrekullisë. Zoti Deac të bën përshtypje me retorikën dhe risinë e vargjeve të tij. Poeti refuzon me kokëfortësi absurditetin, banalitetin dhe vulgaritetin. Gjithmonë i frymëzuar dhe i talentuar, poezitë e tij janë hiri i dhënë nga Zoti.

Gruaja është qendra e universit, dhe poeti është dora e Zotit që shkruan në tokë. Poezia është një tempull i pavdekshëm. Poeti është profeti që hap dyert e qiellit. Mirazhi i poezisë i jep jetë dhe fuqi çdo lloj arti. Poezia e Zt. Ioan Gâf Deac është frymëzuar nga jeta, dashuria, energjia shpirtërore, besimi, sinqeriteti dhe butësia. Poeti ka një veprimtari të pasur letrare dhe akademike. Poezia e zotërisë së tij është ajo që duam dhe kërkojmë te njerëzit: diçka ndriçuese që ndiejmë dhe marrim frymë, diçka që na qetëson, na harmonizon, na frymëzon. Vargjet e tij janë rezultat i një meditimi të thellë mbi bukuritë natyrore. Janë pasqyrime dhe evokime arkitekturore të thella, thelbësore, ekzistenciale, në mesazhin lirik, etik dhe estetik.

Poezia është rrëfimi më intim, i zgjedhur nga shpirti që prehet në prehrin e dashurisë. Nga pikëpamja poetike, Ioan Gâf Deac mund të konsiderohet Mbreti i të Frymëzuarve Hyjnor. Poezitë e zotërisë së tij përbëhen nga fjalë të zgjedhura të mbështjella me vellon e nuses. Poezia e tij është pluhur yjor dhe një burim frymëzimi që vjen nga një imagjinatë e fuqishme. Poezia është arti suprem që kapërcen dhe përmban të gjitha artet. Poetët janë ëndërrimtarë romantikë që masin thellësinë e lumit, ndërtojnë ura mbi të, ura të qëndrueshme. Dhe kur nuk ka ura, poetët janë kërkues, të cilët me varkat e tyre kalojnë nga një breg në tjetrin.

Poezia e Zotit Deac është çelësi i shpirtrave të mëdhenj. Kushdo që ulet rreth tyre mund të komunikojë edhe me perënditë. Poezia e tyre mban erë bari të kositur, të gurit të mullirit, të borzilokut dhe të njeriut të dashuruar. Poeti përfaqëson mirësinë e shpirtit të atij që e krijon, të atyre që e botojnë dhe të atyre që e lexojnë. Nëse dëshiron të hysh në histori, duhet të lindësh dy herë: një herë sepse është dhënë nga Zoti dhe herën e dytë për të demonstruar thirrjen tënde si poet! Gratë thurin rëndafila qiellorë në jetën tokësore. Dashuria e vërtetë banon vetëm në zemrat fisnike. Dashuria është ilaçi më i mirë dhe poezia është një tempull. Fuqia e mendimeve të qarta dhe fuqia e dashurisë është si një ilaç që të jep forcë, shëndet mendor dhe fizik.

Gjithmonë i talentuar dhe i frymëzuar, Ioan Gâf Deac na ofron vargje të ndjeshme dhe të thella. Poezia e tij është një festë e aromave të fjalëve, e ndërthurur me dashurinë dhe ndjenja të tjera të zgjedhura, një ëndërr pranverore që na jep kujtime, një balsam, një fllad ere që të çon në meditim, duke prekur misterin e mendjes dhe shpirtit. të atij që ka lindur për dashuri dhe bukuri. Një lirikë sentimentale, rrëfimtare, e rrjedhshme, meditative dhe filozofike, ku thelbi lirik është pikërisht gjendja e përhershme e cenueshmërisë së brendshme të autorit të zgjedhur për një vëllim dygjuhësh. Në mënyrë metaforike, zoti Deac shkruan për jetën dhe përjetësinë, për dritën e mëngjesit dhe urdhërimin e fundit, për fjalën në rërë, për heshtjen dhe zërin e heshtjes, për degët që dridhen në heshtje, për gjethen e parë në rrugë, për harresën, për pragun e dëshpërimit, për mallin dhe dritën, për blirin, për botën e ëndrrave, për Atin tim në qiell dhe babain tim në tokë, për përmasat kozmike, për balsamin e mendimeve, për zemrën dhe shpirtin.

Poeti ka një orar të caktuar, duke vrapuar nëpër shtigje të pashkelura, duke ëndërruar ura mbi përroin e pikave rebele. Fjalimi poetik i Zt. Deac përqëndrohet në disa zona që ndodhen në afërsi ekzistenciale, nga ku nxirren të gjitha të dhënat e nevojshme për një besim të sinqertë dhe të mirëfilltë. Duket se të gjitha përvojat kalohen në filtrin e të kuptuarit lirik, për t'u rishfaqur në një formë të përmirësuar thelbësisht. Një ton tepër i ndjeshëm i shoqëron këto tekste. Poezia është dimensioni më i pastër që ka çdo qenie njerëzore. Ioan Gâf Deac shkruan për braktisjen e butë, për unazën e dashurisë, për çiftin e pamatshëm: Pa pasqyrë është perëndimi i diellit nga një kurth detar zogjsh të lodhur. Me fjalë të tjera, ai shkruan për matricën e fjalës dhe kujtimin e gëzimit të kaluar, për një fije drite që më thërret në diell. Fillimi është fundi, fillimi i humbur në natyrë ndodhi dhe padurimi i sigurt është hardhia e dafinës për vetminë duke u bërë një vulë rripi: E pëshpëritur me dyshim anon në besim, komunikimi i trazuar memec tregon shtizën nga harku i atyre që fluturojnë drejt migrimeve të reja nga veriu në jug në fjalën matricë.

Përsëri, në mënyrë metaforike, poeti shkruan për hënën e vetmuar në qiell, për shpjegimin e fjalës, për retë që rrotullohen, për dragoin në mesnatë, për jetën e gjatë, për dëshirat dhe anatominë e dashurisë, për ëndrrën apo jetën reale, për nostalgjinë, për dritën, për mënyrën se si depërton në rrjedhën e kohës që është ende gjallë, për shpirtin mistik kur engjëjt thërrisnin për paqe planetare, në kërkim të një mënyre të veçantë për të jetuar, për të kuptuar vetminë, hapat që vijnë pa duke bërë tingull, për zemrën që gjallërohet nga hija dhe mali i shpresave: Poezia në të cilën jemi vetë nuk përballet me atë që e tha, dhe fjala është realiteti më i madh në një ngjyrë qielli të kaltër./ Soditje vendoset në pushtet,/ dija e poetit në dendësinë e ëndrrës vendoset./ Çka është e përkohshme zgjatet, zgjatet jeta dhe ora/ vonohet si në fillim të fluturimit/ nga gjelat e bardhë dhe flladi i pranverës..

Poeti shkruan në emër të vetëdijes së tij estetike, të origjinalitetit shkrimor dhe psikik që ndërthur brishtësinë me forcën stërgjyshore, duke përshkuar një labirint të gjendjeve mendore që e pikturojnë atë si një fitimtare që del nga një tunel ekzistencial që të gjithëve na është dhënë ta kalojmë. Por mjerisht, sa prej nesh e arrijmë këtë? Disa pjesë të tunelit, disa prej nesh, u zvarritën nëpër baltë në bërryla dhe gjunjë. Muret e tij janë të qëndrueshme, vetëm njeriu është i brishtë. Pyesim veten se si nuk e braktisëm, sepse pas një tuneli vjen një tjetër. Ioan Gâf Deac është një shpirt i ndjeshëm, fisnik dhe bujar, një shpirt i veçantë që dashuron, që psherëtin, që nuk qan, që qesh, që gëzohet, që pëshpërit përmes metaforave. Me fjalë të tjera, ai shkruan për ushtrimin nën hijen e engjëllit, për identitetin, për prindërit që shikojnë nga kryqi etj.

Fjala e frymëzuar përfaqëson gjithçka të mirë që ka ndodhur në mendjet tona. Mirazhi i poezisë i jep jetë dhe fuqi çdo lloj arti; dashuri, energji shpirtërore, besim, sinqeritet dhe butësi. Poezitë e zotit Deac shquhen për sinqeritetin e fjalës, për lirikën që përmbajnë. Poezia është arti i fundit. Sekreti është të vendosni dashurinë në gjithçka që bëni, sepse është dashuria që zgjon të gjitha energjitë. Jeta është e shkurtër, shija është e gjatë. Jeta kalon, librat mbeten. Një shtëpi pa libra është si një bankë pa para, si një librari pa libra, si një dyqan ushqimor pa ushqim, si një grua pa burrë, si një burrë pa grua, si një qiell pa yje, si një mal pa pemë, si një pemë pa gjethe, si një kopsht pa lule.

Lulet janë buzëqeshja e Zotit në tokë dhe jeta që bëjmë duhet të jetë romantike dhe poetike. Për ne, art do të thotë të mësosh të krijosh dhe të përhapësh poezi rreth teje, të jesh i ngrohtë, shprehës, i ndritshëm dhe i gjallë. Poezia e zotit Deac shquhet për pasqyrimin e saj të thellë, vazhdimisht polemik, të pozicionimit në botë, si dhe në universin e brendshëm. Autorët na ofrojnë tekste me cilësi të lartë. Poezia e tyre hapet drejt bukurisë, thellësisë, risisë dhe hyjnisë. Poeti i zgjedhur për një vëllim dygjuhësh nuk është poeti i habisë apo i heshtjes. Ai është poeti i lumturisë, një dhuratë hyjnore me një buzëqeshje kerubinike.

Organizimi i ëndërrimit dhe fitorja e denatyrizimit

Do të duhet të shoh kohën që kur ekziston njerëzimi, poema e lindur së pari pranë bindjes së përhapjes, të përparimit gjithandej të kundërshtimit, tempujt lëvizëse të planeteve të çgjethësuara.

Një balsam i vjetër rri misterioz në vetmi.

Nuk ka zjarr në rrënjë dhe nuk janë ndezur rrethanat e kështjellave sekrete.

Mund ta bëj pozën e jetës në poezi për ta përmbysur, ndoshta humbjen e mëshirës në fuqinë e padukshme për të kthyer një besim të madh në acarin e ngrohtë, të qetë.

Pasioni dremit, zakoni i kalimit është i kujdesshëm kur të gjithë njerëzit e fjalëve shkojnë atje, në ngjyrat e rifutura, në shpërndarjen e ajrit, në vetvete të burgosur për t'u bërë një fërgëllimë e luleve universale.

Vendi për engjëjt është në qiellin shumë më të gjerë për konturin shumë të vogël.

Vizionet e varfëra kalojnë nëpër gjëra të mjera, duke i dhënë fund distancave natyrore, duke hapur humbjet në një ring të refuzimeve ndërmjet ngjashmërive.

Metaforat janë afër,

mbetja e krahut bëhet i gjallë,

zbulimi i thjeshtë është i mullibardhës

në çerdhet e arit,

fati i mirë sjellë valën e horizontit të shkretë,

për shkretëtirën e vizatuar në hije.

Dëshiroj të shpëtoj statujat e gurëzuaa, destinet nuk kanë adresa, detajet tragjike çerdhohen në linjat e shkrimit për të mbuluar gjuetinë e dritës.

Rilindja e lartë, - poezia njofton lodhjet e lashta, kuptimet e senzacioneve të shkrumit.

Fanitjet me noçka bari tregohen në padukshmëri, mbretëreshë e rihjetjes, roja e themelimit, besimi në sakrificë, shpatë rëre në ujiërat e oqeanit të gjallë dhe roje e tempullit të humbur në qepallat e zefirit.

Është supozimi në ligjet e vogla të polenit, folje e pashpjegueshme, e pazgjidhura, në shtjellën e yllit që qarkullon në pafundësi, dashuria e shkrirë në paskajshmëri.

Vakumi i largët është infiniti më i afërt i magnolisë që pikërisht përmes përkëdheljes së pamatshme sjell unazën në lidhjen midis krijesave.

Në një kënd rritet, poezia shkon në univers, zhvillohet një aksiomë e nënminuar.

Me shenjë është ndodhja, besimi i dytë, besimi dhe pala e tretë është zëri i argjendit të lodhur.

Gjithmonë bari i djeshëm ishte shumëfish i mullibardhës, ose pallua duke lundruar mbi deltën e bakrit.

Metalet e rrumbullakët sjellin çlidhje midis gjetheve që vdesin në një yll që bie,mbi nga një kulm të mahnitjes.

Zhvendoset mirënjohja e pandashme në ritmin që shihet në veglat e poetit, në vajtimin e imazhit të thërrmuar nga parashikmi.

I mundur është shtrembërimi i shkencës së madhe të humbjes në poezi (29 shkurt 2012)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat