Këngëtar yti u bëra

Kultura

Këngëtar yti u bëra

Nga: Zymer Mehani Më: 29 korrik 2023 Në ora: 09:52
Zymer Mehani

Për ty, Atdhe dashuria jote-flakë yjesh

Dhe vargjet do t’i shkruaj në poezinë time të pafund

Nëse s’kam letër, në bjeshkët tua do të shkruaj

E pena nëse më mungon me eshtrat e bijve tu do të shkruaj

Poezi dhe vargje të gurëzuara

Dhe ngjyra e penës nëse do të më mungojë

Për ty Atdhe i dashur Diellit do t’i lutem

Që ngjyrën e tij të kuqërremtë mua t’ma dhurojë

Por vargjet për ty kurrë nuk do të shkëputen

Mbi kodra t’atdheut tim qielli seç përflaket

Një lot më shkëputet kur shoh epitafet

Për një dashuri të vlefshme sa jeta

Bij e bija ranë për trojet e veta

Unë poeti vetë i kredhur në mendime

E kujtoj t’kaluarën e kësaj Toke Trime

Sonte i mbylla të gjitha portat e vegimit

As muza t’mos më vijë t’më shpie drejt trishtimit

Atdhe dua të vdes në Ditë të Ribashkimit

Për Ty Atdhe i dashur n’tavolinë vargje shkruaj

Për vlerën e tëndit emër dashuri në zemër ruaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat