Elegji kushtuar mikut tim, Ramadan Musliut-Danit

Kultura

Elegji kushtuar mikut tim, Ramadan Musliut-Danit

Nga: Xhelal Hoxha Më: 30 korrik 2023 Në ora: 08:43
Xhelal Hoxha

Dani ynë me këngën e Sibilave, që më ngjaje në Bogdanin

Ti e këndoje dhe pikturoje këngën e lirisë

Këngën e popullit liridashës, këngën e Ilirisë e Dardanisë

S’i komb e popull kemi pasur shumë fat e shumë uratë

Që trashigim e kujtim brez pas brezi, ti na le shqisën e gjashtë...

Ti ishe vigjilent dhe i zgjuar gjithnjë, për bijt e shekullit të ri

Desident, këmbngulës, atdhetar, gazetar, poet e kritk e letrar

Ti kishe qëllim në jetë, një mendim të ri, me një jetë gjumë në sy

Ishte fundi i shekullit njëzet, dhe fillimi i shekullit njëzet e një

Ku jetove e punove me përkushtim,në një shekull pagjumsi, për liri...

Vigan, yll e vullkan i heshtur, sa ishe mes nesh, ishe ti...

Vdekja ugurzeze e quajtur Corona Virusi- zezona pandemi

të mori e të nxori nga gjiri i familjes, shoqërisë e popullit 

Pusho i qetë ti Dan, në paqen e përjetsisë hyjnore përgjithnjë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat