Pse nuk dështuam kurrë?

Kultura

Pse nuk dështuam kurrë?

Nga: Arben Kurteshi Më: 2 gusht 2023 Në ora: 14:21
Arben Kurteshi

Thjesht, sepse kurrë nuk hoqëm dorë me vite, dekada e shekuj drejt arritjes, triumfuam u çliruam dhe arritëm lirinë!

As sot nuk kemi dështuar! 

Ne vetëm se, kemi pengesa, na hidhen gurë; por ne mësojmë dhe mu me ato pengesa, me ata gurë do të ndërtojmë rrugën drejt arritjes sonë të bardhë, të triumfojmë dhe të zhvillohemi, mu sikur dikur që nuk hoqëm dorë kurrë triumfuam, dhe arritëm lirinë!

Çfarë shkathtësi, aftësi, shprehje, veti, sjellje kishin ata udhërrëfyes, mendjendritur që inkurajuan dhe shpien popujt drejt arritjeve triumfale?

Mu ato shkathtësi, si udhërrëfyesit tanë që e kishin pikturuar lirinë tonë dikur në kokë e që ishin; krenar, trima, atdhedashës, paqedashës, shtatlart, këmbëngulës, inkurajues, mendjendritur, vëlladashës, largpamës, optimist, mikpritës, përgjegjës, me ideal e vizion, pra me një fjalë të pamposhtur dhe triumfues!

Edhe sot, nëse ne pikturojmë zhvillimin e vendit në kokat e tona, dhe kurrë nuk heqim dorë për arritje të zhvillimit në nivel evropian e përtej, edhe nëse na hedhen pengesa, as që do të mund të dështojmë; sepse nëse ne udhëheqemi nga udhërrëfyes mendjendritur me shkathtësi dhe tiparet e lartpërmendura, gjithmonë do të na shpien drejt rrugës së triumfit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat