Nuk di

Kultura

Nuk di

Nga: Zymer Mehani Më: 4 gusht 2023 Në ora: 08:38
Zymer Mehani

Nuk di të shkruaj pa ndjenja vërtet

As di të dashuroj pa zemër unë vetë

 

S'di as të këndoj nganjëherë

As të lëndoj ndonjë zemër t'mjerë

 

Dua t'i mashtroj stinët me dalldi

Të shoh gjithmonë dritë, jo terr t'shkretë

 

Dua që njerëzimi të jetojë në dritë

Pa halle e brenga, sa të rrojë n'këtë jetë

 

Dua që urrejtje të mos ketë vërtet

As kufij dashuria, jo kurrë të mos ketë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat