Lajm i trishtë! Vdes në një aksident tragjik me varkë, botuesja e Harry Potter

Kultura

Lajm i trishtë! Vdes në një aksident tragjik me varkë, botuesja e Harry Potter

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 19:38
Adrienne Vaughan

Botuesja e Harry Potter, Adrienne Vaughan, ka vdekur në një aksident tragjik me varkë në Itali. Gruaja 45-vjeçare ishte duke vizituar Italinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, kur ra në det gjatë një aksidenti me varkë në brigjet e Amalfit. Vaughan u bë kreu i Bloomsbury USA, i cili boton librat e Harry Potter në Amerikë, në shtator 2021.

Ajo ishte me pushime në Itali me burrin e saj Mike White dhe fëmijët e tyre Leanna dhe Mason, 12 dhe 8 vjeç kur u përfshi në një aksident me varkë në ujërat pranë Napolit.

Vaughan dhe familja e saj kishin marrë me qira një varkë me shpejtësi nëntë metra për të eksploruar gjirin kur anija u përplas me një varkë me vela 45 metra të quajtur “Tortuga”, e cila mbante rreth 80 persona, përfshirë turistë gjermanë dhe amerikanë që po festonin një martesë në bord.

Sipas mediave lokale, Vaughan ra në ujë dhe u godit nga helika e varkës, duke marrë lëndime vdekjeprurëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat