Hej ti o i mallkuar!

Kultura

Hej ti o i mallkuar!

Nga: Sami Arifi Më: 8 gusht 2023 Në ora: 09:06
Sami Arifi

Hej ti o faqezi,

mbyte njerëz e djege shtëpi…

I bëre këto barbari,

mbyte pleq gra e fëmijë…

 

Solle nga Karpatet helm e zjarr,

humbe gjurmë t’njerëzve t‘parë…

 

Fute n‘terr kulturën e njerëzisë,

mbolle atë të egërsisë…

Pa u ndëshkuar ti nga drejtësia,

s’ka për t‘pa dritë njerëzia…

 

E tërë bota do t‘ketë tmerr,

nëse ti nuk vehesh n‘terr…

Federatën për ta ndëshkuar,

shtete t’pavarura n’Rusi për t’u krijuar…

 

Do t‘ketë dritë e tërë njerëzia,

kur ndëshkohet vrastari Serbia…

Do të kthjellet edhe Evrpoa,

ndriçim do t‘merr e tërë Bota….

 

Hej ti o i mallkuar,

kthehet drejtësia ku duhet shkuar…

Për t‘i humbur veset e këqia,

kah çan shpata

t‘çon drejtësia…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat