Kallinjtë e erës

Kultura

Kallinjtë e erës

Nga: Atdhe Geci Më: 9 gusht 2023 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Lulja e Roganës të tëra gjuhët i flet

flet lashtësinë e saj kohën që s´tretë

nga Guri i parë dhe tej gurëve tjerë

nuk ka stuhi që dashurinë ia merr!

Roganë, toka është jotja e i yti qiell

ke zonjat Stinë dhe ke zotin Diell

Luftës Çlirimtare i dhe gjak e dorë,

nga gjiri yt u lindën tre dëshmorë!...

Të gjithë jemi lindur nga puthjet e

dashuria, nga hënë e natës e dielli,

nga kallinjtë e bukës dhe të luleve

nga shumësia e shirave dhe yjeve!

Ky himn i kushtohet Frymës së Re

u kushtohet juve që dini ta duani

atdheun tuaj, e Kosovën dardane,

ju që jeni pranvera në çdo shtëpi.

Lulëzo gjuhë e lashtë e Dardanisë

pasardhëse e stëgjyshërve pellazgë,

në Roganë, Kosova e ka një emër,

në Roganë, Kosova është Shqipëri.

Atdhe Geci - Roganë, 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat