Pjesë nga poemthi “Fjala e fistarit të fisit”

Kultura

Pjesë nga poemthi “Fjala e fistarit të fisit”

Nga: Zymer Mehani Më: 10 gusht 2023 Në ora: 09:14
Kopertina e librit

Pjesë nga poemthi:

Atë ditë

Si tufëza mëndafshi të artë

Era ia ledhatonte ata flokë

E atë qafë bardhoshe dëborë

Në lak të litarit të lidhur nga horri

Flakëron qiell i Kukësit

Gjallica seç rënkon

Drinat i thërret

Lemeri vërtet...

Rektin zemra e burrit

S'pushon zemërdëlira

Heshtin malet, brigjet

Si të jenë të ngrira...

Litari s'u këputka

Gjithçka zi u dukka

Havziu me shpirtbardhësi

U kthye n'madhështi...

3.

Dora e xhelatit

Para agut t'parë

Zemrës së poetit

Seç i hapi varrë...

Shpirtbardhi e trimi

Ëndërronte lirinë

Nga ëndrra e zgjuan

Në paraagim...

Xhelati i pafe

Litarin ka ngre

Poeti si lastar

Luhatet n'litar...

4.

Maja e Gjallicës

Në zjarrin flakërues

U dogj...

Kudo lemeri

Pikëllim e helmim

Poeti u përndoq

N'litar të xhelatit

I madhi poet

Madhështor porsi mbret

6.

Diku lart n'Gjallicë

Një ninullë dëgjohet

-M'u bëfsh si Havziu

Nëna seç galdohet

Por, poshtë në qytet

Në t'natës skëterrë

Togu i xhelatëve

Përhap frikë e tmerr

Trekëmbësh gatitën

Litarin vërtitën

Rreth qafës kurorë

Poetit arbëror

Ninulla s'ndërpritej

N'djep vogëlushi rritej

Dita po agonte

Edhe i varur poeti jetonte

14.

Ai është

Fresk i Agut të Parë

Zemra e tij-

Dlirësi e Dashuri

E tija vepër-

Vuajtje e Dhembje

Varja n'litar-

Akt i Paparë

18.

Kur luajnë bishat

Në të tyren valle

Atdheu ka shumë halle

Çdogjë rreth e rrotull

Merr të vdekjes ngjyrë

Nga ata t'pafytyrë

Kështu luajnë bishat

Në të tyren valle

Poeti ka halle

Ai s'po njeh buzëqeshje

As po shuan etje

Me bishat n'përleshje

Kur përgjaken pragjet

Ndërrojnë ngjyrë lulegjaqet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat