Thyerje shpirti

Kultura

Thyerje shpirti

Nga: Dedë Preqi Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:09
Dedë Preqi

Një ndjenjë e thellë në shpirt

Nënë Pashkën e kishte munduar,

Se kishte lehtë të hudhët në flakë

Për bijt e rrëmbyer e t’masakruar.

Duhet ti besojmë kësaj nëne t’rrallë

Për bijt e vet e flaku vetën të gjallë,

Ajo nuk e deshi pa bijtë e saj jetën

Në shenjë proteste e flaku vetëvetën.

Me thyerje shpirti plot lot e vajë

Botën thërret me protestën e saj,

Pa liri nuk ka jetë të vërtetë

Po e flijojë vetën edhe pse s’është lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat