Akoma

Kultura

Akoma

Nga: Dedë Preqi Më: 17 gusht 2023 Në ora: 11:42
Dedë Preqi

Po kërrokasin korbat e zi mbi kry

A jemi në në ëndërr, apo në zhgëndër,

Ky shekull i njerëzimit nuk do ngushëllim

Sikur në bisha të egra të gjejë gjasim.

Kjo tokë dardane është autoktane

Nuk duron çakaj e dreqër me bishta,

Sikur që i quante dukur i madhi Fishta

T’na rrinë mbi krye me na vajtue e fye.

Nuk do ecim më zhagas por syqelë përpara

Duke e kthyr më tutje orën për së mbari,

Armik të njohur do kemi gjithnjë përballë

Nëse me vëllaun tonë nuk ndjejmë mallë.

Kështu s’do shërohemi nga veset e liga kurrë

Do na mallkojnë fëmijët e fëmijëve tanë dikur,

Duke na u vyshkur paqja e liria në duart tona

Sikur do rrimë n’koma e s’jemi zgjuar akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat