Shkrimtari rumun Dobresku: E kam bërë të famshëm Kadarenë në Rumani

Kultura

Shkrimtari rumun Dobresku: E kam bërë të famshëm Kadarenë në Rumani

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 14:18
Marius Dobresku

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare për çdo vit nxjerr në pah publikime të ndryshme shkencore të cilat i shërbejnë albanologjisë. E një aspekt tjetër pozitiv, është sepse shërben si diplomaci kulturore për shumë studiues të albanologjisë.

Njëri nga ta është edhe shkrimtari rumun, Marius Dobresku i cili është pjesëmarrës për herë të katërt në seminar. Tema me të cilën prezantohet, ka të bëjë me përkthimet e veprave shqipe në rumunisht.

“Unë në Seminar dhe në Prishtinë ndjehem si peshku në ujë sepse s’vij për herë të parë. Për herë të parë kam ardhur në vitin 1984 në edicionin e 4-t që u mbajt në Pejë, atëherë i kam njohur të gjithë organizatorët”, thotë ai në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së.

Ai ka arritur që t’i përkthejë të gjitha veprat e Ismail Kadaresë në gjuhën rumune. Madje e thekson se ai e ka bërë të famshëm shkrimtarin me nam botëror, në Rumani.

“Kam përkthyer rreth 30 e sa vëllime të Kadaresë me mbi 50 vepra. E kam pasur Kadarenë edhe profesor në Tiranë gjatë viteve të 70’ta. Më pëlqen patjeter. E kam bërë të famshëm Kadarenë në Rumani”, shprehet shkrimtari rumun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat