Kur shqiptarët janë një shtet

Kultura

Kur shqiptarët janë një shtet

Nga: Sami Arifi Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:37
Sami Arifi

Grindavecët n’shtëpi,

njëri me shkijt tjetri n’Greqi!

Fare s’flasin n’mes veti,

janë betuar t’jenë pushteti!

Uroj t’vijë ditë e bardhë,

t’jenë unik këta shqiptarë!

N’mes vehte s’pari t’bējnē kuvend,

si tani mos t’veprojnë pa mend…

Hasmi i donë kështu t’përçar,

për t’ju bërë arat ugar!

Për t’i bërë pes në pikë,

vatrat e tyre për t’i fikë…

Trojet tona me etnicitet,

t’votojnë s’bashku t’gjithë për një shtet…

I tërë sovrani ta zgjedhë një t’parë,

që trojet e veta i bën ugar…

Ne do t’kemi forcë për jetë,

kur shqiptarët janë një shtet…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat