Ngjarje jete

Kultura

Ngjarje jete

Nga: Agron Shabani Më: 26 gusht 2023 Në ora: 13:34
Agron Shabani

Ora 17 e pasditës....Muaji i nxehtë i gushtit të këtij vitit (2O23)....Pas përfundimit të pushimeve të këndshme në rivierën e bukur kroate....Me t'u kthyer në Gjermani, ndjejë dhimbje të padurueshme në pjesën e poshtme të anës së djathë të barkut ose stomakut. Lajmërohem menjëherë te mjeku ose internisti i këtushëm gjerman (Dr. Müller), i cili pas një ekzaminimi dhe anamneze sipërfaqësore, me preferon shtrirjen e menjëhershme (emergjente) në spiital.

Dhimbjet gjithënjë e me shumë bëhen të padurueshme.

Shtoja këtu edhe problemet akute ose kronike me tensionin e lartë të gjakut, cistolen, diastolen, prostatën e ekzagjeruar, si dhe problemët tjera kardiake ose kardiovaskulare.

Kështu që pak kohësh, së bashku me të birin (djalin) tim, student i mjeksisë dhe asistent në repartin e emergjent ose kirurgjik, ndodhem në repartin e emergjencës ku Dr. Schaban (Shabani) nga Jordania i kryen ekzaminimët e para me uktrashal, duke me pyetur në mos jam edhe unë arab, për shkak të mbiemrit Shabani dhe pamjes time të jashtme?

Jo, jam shqiptar nga Kosova, zotëri doktor i them Dr. Schabanit me origjinë nga Jordania.

Qesh pak, duke me kontrolluar ose ekzaminuar me kujdes të posaçëm..."Zotëri Shabani, në ultrashal nuk po gjejmë asgjë serioze ose të rrezikshme për jetën ose shëndetin tuaj, por sidoqoftë do e presim rezlutatin e laborit (laboratorit) ose analizat e gjakut se çfarë do thonë?, me thotë në vazhdim Doktori i ri dhe tepër gjentil dhe profesionist nga Joradina duke u larguar nga aty.

Ndërkohë që pas pak çastësh, dy mjeke (specialiste) gjermane, hyjnë në dhomën e emërgjencës, për të me thënë të shkoja menjëherë për inçzim ose radiografi të thellë në CT, pasiqë rezultatët e laborit ose analizave të gjakut janë deshpruese ose alarmante.

Shkojmë me djalin tim për CT....

Ndërkaq, me t'u kthyer prap në repartin e emergjencës... vetëm pas disa minutash, u shfaqën dy mjeke dhe një mjek specialist nga reparti i kirurgjisë, duke me kumtuar lajmin e papritur se me duhej t'i nënshtrohësha menjëherë (urgjent) një operacioni të ndërlukuar në zorrën e trashë dymbëdhjetë gishtore, pasiqë kanë gjetur ose zbuluar një vrimë (birë) të hapur në zorrën e trashë, e cila duhet operuar patjetër së bashku me prerjen oss amputimin e pjesës së infektuar të zorrës 12 gishtore!

O Zot! Po, cilat janër gjasat për të shpëtuar ose mbetur i gjallë pas operacionit?! - me do hije të qefinëta në fytyrë i pyes mjekët specialist.

"Gjasat janë 9O % në anën tonë, nëse acidet (tretjet) dhe virusët e moçëm nuk ka rrjedhur ose depërtuar në pjesën tjetër tè trupit ose organizmit.

"Është e vështirë në këso raste të ipën rezultatët finale ose preliminare", me thonë në vazhdim konziliumi (kolegjiumi) i mjekëve të specializuar dhe kompetent, duke me thënë se kirurgu kryesor ose shefi (schefarzt) i klinikës, Dr. Fetko ( kirurg i specializuar dhe promovuar me orgjinë nga Rumania) dhe bashkëpunëtorët e tij, do e bënin me të mirën për mua.

Duke na lënë vetëm për pak minuta mua dhe djalin tim.

E para gjë që m'u kujtua t'i thoja në ato çaste djalit ose birit tim ishin fjalët:" Djali im, kur linde ti u gëzuam të gjithë, e ndoshta mëse shumëti unë kur të pagëzova me emrin e babait tim dhe gjyshit të tënd të dashur, të cilin nuk e ke takuar kurrë në jetë. Por, ndoshta kur të martohësh dhe burrërohesh një ditë, nuk do e keshë fatin e babait tënd, i cili u martua me uratat dhe bekimët e babait të tij!", i thëm në ndarje djalit tim të shkrehur (skurruar) në lot.

Ndërkaq, as vet nuk e di, por gjatë tërë asaj rruge të gjatë në sallën e operacionit, si engjëj mbrojtës ose një çetë e madhe profetësh, me janë shfaqur në sfon figurat ose portetët engjëllore, monumentale dhe epike të Gjergj Kastriotit, Shën Terezës, Adem Jasharit, Hamzës, Luan Haradinajt, Shkëlzenit, Fehmi Lladrocit, Gaspër Karaqit, Pal Palucës, Elton Zherkës, Përmet Vulës, Yll Morinës, Shkëlqim Shabanit (Bucit), Yllka Domit etj.

Mjekët thonë se operacioni është kryer me sukses.

Ndodhëm në shtëpi..ku dalëngadalë po e marrë vetën.

Kuptohet, nën vëzhgimin ose përkujdesjen e vazhdushme të Dr. Barbara Sonderman, interniste e specializuar.

P.S. Të lindësh thonë se është hyjni, të jetosh është luftë, të luftosh është sakrificë, të dashurosh është art, ndërsa të vdisësh një ditë për Zotin (Hyjin), jetën, artin, dashurinë dhe trashëgimin, thonë se është poezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat