Vështrimi rreth veprës letrare "Pushimet verore" të autores Mirvete Mexhuani

Kultura

Vështrimi rreth veprës letrare "Pushimet verore" të autores Mirvete Mexhuani

Nga: Ma.Sc. Sahit Potera Më: 29 gusht 2023 Në ora: 00:40
Kopertina e librit

Libri me tregime për fëmijë verore" i poetes Mirvete Mexhuani ka karakter edukativo-arsimor, ku synim ka fëmijët dhe nxënësit, që të kenë edukatë kudo që ndodhen. Ky libër pasuron bibliotekën tonë, njëherit edhe përshfaq kënaqësi te lexuesit, kur shohin se si edukata e fëmijëve është e nivelit më të lartë.

Një brezi ynë i ri duhet të ndërtohet mbi bazën e një edukate e mirë dhe njëherit të mendojmë për një të ardhme sa më të ndritur. Këtu kemi të bëjmë me një vepër letrare që shpreh plotë ndjesi, plotë dashuri për fëmijët, për prindërit dhe për individin që jetojnë në shoqërinë tonë sot.

vepra letrare e autores Mirvete Mexhuani është e ndërtuam përmes tregimeve me tema dhe ngjarje të ndryshme me të cilat përballën fëmijët dhe me të cilat kanë dëshirë të ballafaqohen ata. Pra është një grup i fëmijëve të cilët pas përfundimit të viti shkollor planifikojnë që pushimet verore t’i kalojnë së bashku dhe kështu vetë ata edhe e bëjnë agjendën e tyre, që nder të tjera është kjo agjendë:

Pikniku, 2. Natyra, 3. Deti, 4. Mali, 5.Pishina, 6. Liqeni dhe 7. Aeroplani. Autorja krejt këtë plan të fëmijëve e ndërlidh edhe me bashkëpunimin e mirë të fëmijëve me prindërit e tyre. Ata nuk bënë as një veprim pa dijeninë e tyre. Pra respekti dhe bashkëpunimi i fëmijëve me prindërit bëri që ata t'i realizojnë ëndrrat e tyre që kishin planifikuar për pushimet e verore.

krejt në fund autorja e lidhë idenë se fëmijët, pas kënaqësive të shumta që i realizuan gjatë pushimeve verore, nuk i harrojnë as librat dhe obligimet që kanë ndaj shkollimit të tyre, dhe kështu ata filluan të përgatiten për vitin e ri shkollor. Me që është libër për fëmijë (nxënës të klasave të ndryshme), këtu me të drejtë autorja ka përdor gjuhën e pastër, letrare e standarde. Autoren e falënderojmë që na solli këtë libër të bukur e shumë të përshtatshëm për nxënës, njëherit i urojmë të mos ndalet së shkruari, që edhe në të ardhmen të na sjellë libra të mirë me kaq ndjesi e frymëzim të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat