Përjetësisht

Kultura

Përjetësisht

Nga: Mustafë Shabani Më: 29 gusht 2023 Në ora: 13:28
Mustafë Shabani

Asgjë s‘ka dhe asgjë s‘shoh 

përpos teje PRESIDENT RUGOVË 

je i vetëmi që të dua dhe njoh

ATI ynë shpëtim Kosovë 
 

Ishe shpresa e gëzimi 

besa e shenjët Dardania 

ishe kënga dhe kushtrimi 

kala e jona gjithë Shqipëria 

 

UJI i kroit oksigjen mushkëritë 

tokë e shtrenjët,gjithë shihnim dhe qielli 

jeta jonë zemër dhe shpirt 

shkëlqim drite ,ishe vetë dielli 

 

 Ngado shkoni e ngado vini 

 përherë kthehuni ju në sofër 

 për askend e për asgjë mos lini 

 të shtrenjëtin vëlla e t‘dashurën motër 

 
Prandaj SOT lëshonju n‘përqafim 

ti shkrijmë në një ne zemërat tona 

t’bashk n’dashuri e në ledhatim 

me miq të përjetshëm na do Rugova 
 

 M.Sh.29.08.23 EMM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat