Vështrim kritik mbi poezinë e Remzi Limanit

Kultura

Vështrim kritik mbi poezinë e Remzi Limanit

Nga: Altin (Sh) Kajtazi Më: 29 gusht 2023 Në ora: 22:00
Remzi Limani

Folësi i poezisë qëndron zgjuar dhe natën, që ta ndjenë dashurinë njerëzore. Këtu hasim shumë vargje të stuhisë jetësore, por që nuk e largojnë poetin, por e shtynë mëtej të qëndron si “burrë”, duke dëgjuar shiun, diellin dhe erën, sesi fryn brenda unit të vetë.

Poeti Remzi Limani është një “detar” midis ujit dhe qiellit

Një pjesë e fundit të poezive të lexuara të poetit tashmë të njohur, Remzi Limani, hapen me një rrëfim krejtësisht autobiografik. Poeti përdorë gjuhën e shpresës, e mëshiron atë me frymën e romancës, anipse ia vlen mundimi për këdo që mendon dhe krijon art, e në veçanti (poezi).

Autori më krijimet e tij sjellë një qetësi në vetvete dhe ideja e sekuencës në rilindje e joshi poetin duke mos fshehur asgjë, por duke hedhur dritë në përmbajtjen e tërësisë se vetë tekstit poetik.

Është e qartë se, Limani poezinë e ka parë si diçka udhëzuese, që duhet ndjekur të gjithë njerëzit. Pra, strofat nxjerrin shpresën e poetit, është eksplicite metafora e tij dhe na dërgon në vende dhe situata të ndryshme, duke bërë të vetëdijshëm subjektin krijues.

Poetit elegjiak Remzi Limani nuk i shmangët asnjëherë poezisë, kështu fillon njëra ndër to e shkruar se fundmi.

“Mbi mërzinë e përgjumur,

shkundej pluhuri i ditës së harxhuar.

Njerëzit e tokës, nga ulurimat e panjohura nuk i zinte gjumi”.

Të ik skajeve kjo mërzi. E shoh se ka nuancë frymëzues, është e paprishur dhe poeti e sodit atë, pra shmangë gjithçka për krijimin.

Folësi i poezisë qëndron zgjuar dhe natën, që ta ndjenë dashurinë njerëzore. Këtu ka shumë vargje të stuhisë jetësore, por që nuk e largojnë poetin, por e shtynë mëtej të qëndron si “burrë”, duke e dëgjuar shiun, diellin dhe erën, sesi fryn brenda unit të vetë.

Poeti Remzi Limani përmes vargjeve të fundit nuk i hidhërohet jetës, në thelb “nuk ka dashuri”, por ka “dashuri të përsosur” që mund ta ndjejë edhe lexuesi kur i referohet këtyre vargjeve.

Poezia “Ndaj, më lër të behëm flutur”, poeti mendon për të gjithë. Këtu e shohim se ka një përzierje ndjeshmërie dhe tjetërsimi, ku asnjëherë dashuria nuk është në të kaluarën (por në të tashmen), kështu e shohim së paku brenda përbrenda, ku thotë: “Gjithçka në të ishte bashkim i qëlluar”.

Gjatë leximit të kësaj vepre u ndala dhe i rilexova shumë herë këto vargje:

“Në feks drite,

muzgu i zbehtë ndahej nëpër katër katrorët e dritares”.

Këto vargje ilustrojnë të ndritshëm. Gjuha e poetit në këta rreshta sugjeron disa mundësi. Muzgu i mesnatës s’ka forcë, por në këtë kontekst ofron  “dritaren” që është e lidhur me zërin e tij të ngritur që dëgjohej matanë dhembjes. Poeti fillon dhe sugjeron një përgjigjeje të kontrolluar, irracionale të energjisë së tij, duke dhënë ngritje siç shohim edhe degët e rritura:

“Një herë të vetme,

vetëm një herë një yll u shkëput nga kubeja e qiellit dhe ra mbivetull burri”.

Në strofën e parë jep shembullin “ra një yll mbivetullën e burrit”, duke dhënë një gëzim dhe gjallëri (që kapë qiellin në fluturim), për të treguar butësisht natën të mirë, që syçelur pa gjithçka që e rrethonin.

Poeti Remzi Limani gjallëron më vargjet, kujton çdo gjë të përjetuar, eksperimenton dhe shkëputet nga metodat tradicionale të shkrimit, thënë ndryshe, në mënyrë veçane, poezinë e përpunon më një strukturë surrealiste.

Pra, poezia e tij është moderniste, portretizon kohën dekadente bashkëkohore, ku burim ka faktin e jetës që e mëshiron kaq shumë në vargje. Kjo është dëshmi e gjallë e poetit që e ndërthurë më shpirtin njerëzor dhe në kulturën e tij avangarde.

Poezitë e fundit s’kanë ndarje, ka tema të ndryshme, ku në qendër është dashuria dhe poeti përbrenda saj shprehet:

“Sa herë kalëroja përreth teje,

 frika për të humburën më kthente në një tempullar fisnik”.

Unë pashë gjithçka të këto poezi, e pashë vetë jetën. Andaj, më “ngacmojnë” shumë rreshtat e poetit që i lexoja çdo ditë dhe që njëherësh venerova se sa ndikojnë në brezin tonë.

Poeti kujton gjithçka, ka një kadencë brenda rreshtave dhe sjellë të lexuesi një frymë të “pabarabartë”, dhe e fton atë të zgjatët mbi fjalët deri sa ka frymë njeriu.

“Jeta mund të jetë një pëllumb i shkruar.

Mund të shkruhet edhe në pëllëmbë dore,

mund të jetë edhe nepërke e larme”.

Nuk mund të hamendësohesh kur i lexon këto poezi, sepse kanë gjallëri, tregojnë një botë dhe pamje çastit të asaj, ku poeti e paraqet më terë forcën e tij, me ajrin që frynë duke i dhënë jetës plotfuqishmëri për të qenë kudo ku shfaqet dashuria.

Poeti Remzi Limani rikujton lulen që lind si zambak, vyshket, por pikat e gjakut të saj rikthehen përsëri.

Poeti Limani përpiqet t’i jep zë të heshturve, se jetën duhet dashur, duke ju referuar dashurisë platonike në vargjet:

“Nuk e di, nëse jam jashtë bardhësive,

apo i dashuruar jashtë unazës së saj?

Mbase, më trembet mendja nga shqetësimi i verbër mes dritave të bollshme”.

Poeti Remzi Limani është një “detar”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat