Çlirimtarët e Kosovës

Kultura

Çlirimtarët e Kosovës

Nga: Ilirian Dahri Më: 30 gusht 2023 Në ora: 17:49
Ilirian Dahri

Ç’është atdheu po thua?

Është gjuha që flasim,

ajo, me të cilën po bërtasim.

Ç’është atdheu po thua?

Është toka që i huaji desh mori,

ajo, që nga dheu i saj të nxori.

Ç’është atdheu po thua?

Pleqve, fëmijëve dhe grave t’huaja,

s’u prekëm kurrë as një thua.

Tonat, me thika tejetej i shpuan,

kërmat, që jetë foshnjore shuan.

Për atdhenë që ti thua,

gjaku vërshon përrua,

se ky gjak është i lashtë,

dhe fill pas kushtrimit

vlon e vrullon jashtë.

Se mbi atë flamur ata bënë be.

Toka e gjaku mpiksen. Bashkë,

me atë fjalën e fundit të trimit:

(shqipe, që s’re kurrë përdhe!); ...at…dhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat