Komuna e Dibrës shpall “Qytetar Nderi”, këngëtarin Haxhi Maqellara

Kultura

Komuna e Dibrës shpall “Qytetar Nderi”, këngëtarin Haxhi Maqellara

Nga: Beqir Sina Më: 31 gusht 2023 Në ora: 06:35
Haxhi Maqellara

Në aktivitetin e rradhës në Komunën e Dibrës bëhet e ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se është vlerësuar me titullin “QYTETAR NDERI” mjeshtri i këngës popullore Haxhi Maqellara.

Vendimi tha kryetari Këshillit të Komunës Fuat Spahiu, i cili edhe drejtojë ceremoninë e sotme, ishte marrë më parë nga Këshilli Bashkiak i Komunës së Dibrës, qytet edhe ku ka lindur Maqellara, shtatëdhjet vjet më parë(1953).

Ceremonia e dhënjes së titullit “Qytetar Nderi” u zhvillua në sallën e kuvendit të komunës, ndërsa morën pjesë Kryetari i Komunës z. Hekuran Duka, anëtarët e këshillit të Komunës, zyrtar të lart të komunës, personalitete të shquara të Dibrës, muzikan e këngëtar, artistë, shkrimtar, sportistë miq dhe shok të këngëtarit dibran Haxhi Maqellara

Hapjen Solemne të këtij  evenimenti e bëri z. Fuat Spahiu ku në cilësinë e Kryetarit te këshillit dhe në emer të tij personal, shprehu mirenjohjen dhe falenderimet për krenarinë e Dibres , që po i jep për më shumë se 45 vjet Haxhi Maqellara.

Me pas iu dha fjala Kryetarit të Komunës z. Hekuran Duka i cili në një formë permbledhëse vuri në pah të gjithë arritjet dhe sukseset e këngëtarit Haxhi Maqellara sidomos ne vecanti me zërin e tij brilant dhe këngët patriotike, ai ngriti “peshë” zemrat e të gjithë shqiptarve të Kosovës.

Kreu i komunës Dibër, zoti Duka kujtojë dyzet e pesë vjet karierë të pasur artistike me plot shpërblime dhe mirënjohje nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë dhe më gjërë, për Haxhi Maqellarën.

“Kompozitor, interpretues i këngëve folklorike dhe popullore, koreograf,atdhetar, i dashur për të gjithë, ambasador i kulturës Dibrane në të gjitha evenimentet dhe ngjarjet kulturore kombëtare” tha Duka.

Ndërkaq, kryetari i komunës Hekuran Duka, duke folur për nderimin që i bëri Këshilli i Komunës Dibër, tha se “Haxhi Maqellara, ky njeri të cilin nuk ka shqiptar që nuk e njeh, sot me inicijativë të kryetarit të komunës dhe me vendimin e këshillit të Komunës Dibër, u dekorua me titullin më të lartë të Komunës Dibër, QYTETAR NDERI.”

Urime dhe suksese të mëtutjeshme, u shpreh Duka.

Në fund te ketij solemniteti Haxhi Maqellara u shprehu falenderimet e tij, bashkëshortes Fatbardha Maqellara dhe familjes së tij, për ketë vlerësim të rëndësishëm dhe vlersim të veçant që i bëhej nga qyteti i Dibrës.

Titulli "Qytetar nderi" është një titull vendor i nderit që jepet nga Këshilli Komunal në Maqedoninë e Veriut me propozim të çdo anëtari të këshillit komunal ose kryetarit të Komunës, përkatëse.

Ky titull u jepet personaliteteve shqiptare ose të huaja nga Këshilli Komunal për veprimtari të shquar në dobi të komunës përkatëse apo për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat