Në ditën e gjuhës shqipe

Kultura

Në ditën e gjuhës shqipe

Nga: Atdhe Geci Më: 1 shtator 2023 Në ora: 22:40
Atdhe Geci

Gjuha shqipe dhe e bukura e fjalës
guximshëm e  tejkalojnë  fuqinë  e
tokës, fuqinë e reve dhe të stuhive
si dhe fuqinë ekzakte  të  numrave.

Njeriu qenie është gjuhë e identitet
Njeriu qenie është autor  i alfabetit
Njeriu qenie është gjuha që  e  flet
Njeriu qenie është gjuha e shkruar.

Në gjuhë bëjnë jetë të tëra kohërat
gjuha dhe shkrimi  ndriçojnë njëjtë,
dëgjojeni zërin e dritës së vargjeve
gjuha është vetëdije dhe ndërgjegje.

Gjuha që shkruhet nuk di të shuhet
as në ciklet më të ashpra të planetit
kah e ardhmja i  lëvizim  mendimet
kah e ardhmja ecë sot gjuha shqipe.

Gjuha jonë është  forcë e identitetit
është kristali më me flori i  shqipes.
Në gjuhë dhe  shkrim  merr  formë
kultura fjalës dhe gjuhëtimi gjuhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat