Toka ime

Kultura

Toka ime

Nga: Zymer Mehani Më: 2 shtator 2023 Në ora: 09:57
Zymer Mehani

Toka ime

I

Shumëkush ty shpesh ta mësyu

Nga toka, nga qielli, nga deti

E ti ç'ua bëre hatanë

Çdo sulltani, krajli e mbreti

Ty të sulmoi shumëkush

Me flakë, me zjarr, me hekur

E ti ç'i mbulove me zi

Fatkëqinj i bëre me shekuj

Shumëkush seç t'u vërsul

Ty tokë me lulëkuqe

Kuqezi është jeta jote

Dhe ngjyrën e ke të kuqe

Me mund dhe djersë të ujitëm

Gjysh, stërgjysh denbabaden

Shpeshherë me gjak të lamë

E plagët kurrë s'na u thanë

II

Për Ty, Tokë Arbërore vargje shkruaj

Për Ty galdohem dhe vuaj

Për Ty poezi ndërtoj

Për Ty këngët i këndoj

Veç Ty, o Tokë Arbërore

Si buzëqeshjen e fëmijës të dua

E dua dhe gjuhën tënde

I dua lulëkuqet e tua

Dhe dhéun tënd ta puth

O Toka ime e shtrenjtë

E dua gjuhën tënde të gurtë

Dhe emrin tënd të shenjtë

III

Edhe pse shumë ke vuajtur

Ishe e fortë shkëmb

Qëndrove si mal i lartë

Askush s'mundi të të shemb

Të huajt kurrë s'ia dolën

Të t'i rrënojnë kullat

Se nënat shqiptare

Lindën dhe rritën burrat

Ti ke zemër çeliku

Dhe Dykrenoren Shqipe

O Toka jonë Arbërore

O Vatra jonë besnike

Ti prore je DJEP TRIMASH

Dhe sot KRENARE je

O Toka ime e shtrenjtë

Të kam zot , besë dhe fé

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat