Poeti, gjeniu endacak

Kultura

Poeti, gjeniu endacak

Nga: Atdhe Geci Më: 4 shtator 2023 Në ora: 18:50
Kopertina e librit

Në  poezi  është  gjaku  im
Atdheu i  të  tëra kohërave
sa herë qan a ngec historia
veton dhe  bubullon poezia.

Midis  ajrit, frymës   e  ujit,
midis bimëve dhe  bëmave
jeta jonë jo  rrallë  pluskon
në heshtje  dhe  pa  beteja.

Koha na  don  si  don  vetë
jo ashtu si  e  ( duam ) ne
ëndrrës zëshëm  i  thërras
po edhe ajo më del e zënë.

Dhjamin dhe metaforat zih
asnjë lloj i artit  s´i  duron,
poezia ndjehet e  trishtuar,
kur poeti me emër shenjon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat