Secila ditë

Kultura

Secila ditë

Nga: Zymer Mehani Më: 5 shtator 2023 Në ora: 10:57
Zymer Mehani

Nëse jeta është natë

Secila ditë është mandatë

Nëse jeta është bekim

Secila ditë është gëzim

Nëse jeta është kafaz

Secila ditë është maraz

Nëse jeta shkon kot

Secila ditë është lot

Nëse jeta është det

Secila ditë është valë

Nëse jeta është ndarje

Secila ditë është mall

Nëse jeta është dashuri

Secila ditë është mrekulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat