Në Klinë, është mbajtur Takim Kulturor me rastin e festës së Shën Nënë Terezës

Kultura

Në Klinë, është mbajtur Takim Kulturor me rastin e festës së Shën Nënë Terezës

Nga: Lekë Mrijaj Më: 5 shtator 2023 Në ora: 22:57
Klinë

Shën Nënë Tereza (me emrin Gonxhe Bojaxhiu) ishte një misionare e denjë e cila me shërbimet e saja profetike, të lutjes përshpirtërore, të butësisë, bëmirësisë, humanizmit, ishte edhe një dëshmitare e dashurisë ndaj njerëzve të mirë, të varfërve, sëmurëve, uriturve, e cila ia arriti qellimit t'i fitoj zemrat e njerëzve vullnetmirë pa dallim race, ngjyre e feje, gjë qe pas vdekjës nga Selia e Shënjte e fitoj Lumnimin (me dekret të Papa Gjon Pali II) dhe Shënjtërimin e saj (me dekret të Papa Françeskut).

Me konkret Shën Nënë Tereza (apo Gonxhe Bojaxhiu) ishte një shqiptare, ashtu siç e ka deklaruar: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Për biografinë dhe kontributin e Shën Nenë Terezës janë skalitur libra dhe artikujt të ndryshëm dhe akoma shkruhen me qindra libra dhe artikuj të zhanreve të ndryshme (monografi, romane, poezi, ese, drama etj.) në gjuhën shqipe dhe në gjuhë tjera të botës, si dhe janë vëndosur emertime autostradash, spitalesh, buste dhe shtatore të Shën Nenë Terezës, në Kosovë, Shqipëri dhe në shumë pjesë të botës së emancipuar, qe do të thotë se secila nga veprat, bustet, shtatorët dedikuese për shënjtereshën japin deshmi për një të vërtetë dhe vetëm të vertetë...

Image
Dodë Gjergji

Ndaj sot, me 5 shtator 2023 në orën 19:00, Kisha Katolike "Zoja e Këshillit të Mirë", Forumi i Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" dhe Drejtoriati për Kulturë, Rini dhe Sport në Klinë, ka mbajtur një Takim Kulturor dedikuar Shën Nenë Terezës.

Morën pjesë klerik fetarë të tre komuniteteve (katolikë, musliman dhe protestant) dhe motra nderi të rregullit vinçencian...

Takimit Kulturor në fjalë i parapriu mesha shēnjte në Kishën e Klinës, dhe menjiherë pas meshës, Takimi Kulturor ka zhvilluar aktivitetin para shtatorës së Shën Nenë Terezës (e inauguruar me 23 gusht 2004) në Klinë, me çrast nga të gjithē të pranishmit pjesmarrës janë ndezur qirinj, dhe janë mbajtur disa referate koncize dhe fjalë rasti nga dom Jeton Thaqi, famullitar i Kishës së Klinës, imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës, prof. Zenun Elezaj, kryetar i komunës së Klinës dhe shkrimtari, prof. Prend Buzhala, është hedhur dritë mbi vlerat e përgjithshme shpirtërore, kulturore, humane dhe njerëzore të Shën Nënë Terezës.

Në këtë ngjarje me recitime poetike janë paraqitur artisti dhe krijuesi, Ismet Krasniqi-Lala, krijuesi, Valdon Maloku etj., dhe janë interpretuar kēngë rapsodike nga këngëtarët, Lekë dhe Gjokë Duhani...

Në fund evenimenti dedikuar Nënës Tereze, është përmbyll me vendosje të luleve të freskëta dhe ndezjën e qirinjëve pranë shtatorës së Nënë Terezës në qytetin e Klinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat