Nobelisti shqiptar

Kultura

Nobelisti shqiptar

Nexhat Halimi Nga Nexhat Halimi Më 6 shtator 2023 Në ora: 20:16
Ferid Murad

Silueta e paqartë ndiqte kolonën e përgjakur,

të thyer nën retë e Likovicës së Gostivarit,

Vagëllimë e ujit gjarpëronte shkrepje mijëvjeçare.

Ngelnin lart veç shkrepat e vjetër të Sharrit.

Nata e vrarë, sytë e hutinit e shenjat e varrit.

Me dhembjen e pashuar të etjes shqiptare

Ecje udhën në Idiana në Amerikë, me sy në dritare

Ja tashmë Ferid Muradi me shpërblimin Nobel

Për fiziologji dhe mjekësi më 1998 fitoi përjetësi

Me pak atdhe në dorë, ikje udhët në largësi

Ikë dhe mbushesh frymë, e prapë ikë dhe ikë

Arrin mëhallës te shtëpia e vogël afër Tetovës

T'i tregosh botës vijën tepër të gjatë dhe të hollë

Deri te vetëtimat me ëndrra të pavdekësisë.

Ja ti je i njëjti fëmijë, je e njëjta etje shqiptare.

Ecë sheshet e Amerikës me filozofi ritmike,

T'i hedhësh dritë diturisë së vjetër mijëvjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat