Po vjen vjeshta

Kultura

Po vjen vjeshta

Nga: Dalinë Arifi Më: 8 shtator 2023 Në ora: 14:21
Dalinë Arifi

Po e shoh si ngadal gjethet po thahen

Rima e erës dërdëllit lisat

Ka fillu një jetë e re

Po vjen Vjeshta e ti s'do të vijsh kurrë

Zogjët shtegëtoj për tu kthy një ditë marsi

 

Po vjen vjeshta qyteti ka marr tjetër ngjyrë

Lumi dallgëron me erën e lehtë në veri

Po vjen vjeshta e ti kurr ma s'do të vijsh

Zemra ime u tha para se kjo stin të vij

Qysh n'korrik në fillim as verën se gëzoj shpirti im.

 

Hana e plot qëndis natën

Shpirti gjysmak pret n'andërr..

 

Tash veç mall e mërzi si erë e freskët

Kujtimet kanë me u kthy si dikur

Nëpër skutat e qyteti do të fshihen ndjenjat

Dallëndyshet s'do fluturojn mbi qiellin e kaltër

Njejtë sikur fluturat n'barkun tim kur të shihja ty.

 

Vjeshta po vjen

Kalldërmet qytetit ju kan kthy...

E ti kurrë, fare hiq s'do të vijsh.

Lamtumirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat