Eshref Ymeri përballë Akademisë së Shkencave dhe pseudoakademikëve.!

Kultura

Eshref Ymeri përballë Akademisë së Shkencave dhe pseudoakademikëve.!

Nga: Fitim Haxhiraj Më: 9 shtator 2023 Në ora: 10:54
Eshref Ymeri

“Eshref Ymeri me punën e tij shkencore, veçanërisht me pesë fjalorët frazeologjik qëndron si kolos përballë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe pseudoakademikëve! Fitim Haxhiraj

Miku im i viteve ‘50 të shek XX, akademik, Profesor doktor dhe ‘Personalitet i Shquar i Labërisë dhe i Kombit, përballë pseudoakademikëve”- u shpreh Fitim Teki Haxhiraj më, 03. 09. 2023, pasi i erdhën 2 dhurata të vyera “Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe” dhe libri studimor “ Shqiptarët përballë politikës rusomadhe”. F.H. 3.9.2023

Vlerësim i z.Fitim Haxhiraj për shokun e tij të rinisë Eshref Ymeri, për vlerat e pamohueshme të të cilit shprehet: “Çudia më e madhe paradoksale dhe e paimagjinuehme e Akademisë së Shkencave dhe pseudointelektualëve të lëbyrtë ndodh në vendin tonë. Vetëm tek ne ndodhin çudira, sepse lihen në harresë të qëllimshme, anashkalohen me njëhhtje të plotë vlerat kombëtare dhe ngrihen në piedestal antivlera. Po Dielli nuk mbulohet me shoshë. miku im Eshref Ymeri.

Do apo s’do shteti, akademia,apo pseudoakademikët, miku im Eshref Ymeri qëndron në majën e Panteonit të Kombit!
Urime miku im për këto vlera të mëdha gjuhësore, shkencore dhe histoike që i u ke lënë brezave. Të faleminderit dhe mirënjohje për dy dhuratat e vyera që më ke

dhuruar, veçanërisht libri “Shqiptarët përballë politikës rusomadhe” është për shijet e mia që, tek e lexoj, po e shijoj me kënaqësi të jashtëzakonshme, Je mjeshtër i fjalës dhe mendimit të bukur logjik, miku im. Urime me vepra të tjera madhore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat