Për mbajtjen e festivaleve sfidë mbetet sigurimi i financave

Kultura

Për mbajtjen e festivaleve sfidë mbetet sigurimi i financave

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Organizimi dhe mbajtja e festivaleve të teatrit në Kosovë po vlerësohet si e rëndësishme. Aktorë e njerëz të artit thonë se nga këto festivale shkëmbehen përvoja nga më të ndryshme të artit skenik. Por, sipas tyre, sfidë për këtë mbetet sigurimi i mjeteve financiare.

Mbajtja e festivale të artit skenik po vlerësohet si shumë e dobishme për të paraqitur të arriturat jo vetëm të shfaqjes, por edhe të punës që bëhet nga teatrot.

Besim Ugzmajli nga teatri “Adriana”, që është edhe pjesë e organizimit të festivalit të teatrove që mbahet në Ferizaj, thotë për RTK se festivalet e kanë rëndësinë e tyre.

 “Festivalet janë hapësirë e mundësisë që teatrot ta shohin njëra tjetrën dhe ta shohin veten si të them në pasqyrë, t’i shohin mundësitë e zhvillimit, apo mundësitë të cila i kanë pamundësuar ato zhvillime përkrahë zhvillimeve të përgjithshme të teatrit, apo skenës teatrore në botë”, tha Ugzmajli.

Edhe drejtuesit e Teatrit Kombëtar të Kosovës thonë se mbajtja e festivaleve si ndërkombëtare edhe ato vendore mundësojnë shkëmbimin e përvojave.

“Për shkak se janë tribunat të mira që të takohen kolegët për të parë punën e njëri tjetrit në një vend të caktuar, por edhe që prurjet të jenë në qytetet dhe vendet e caktuara  dhe eksperienca dhe shfaqje të ndryshme”, tha Kushtrim Sheremeti, drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Aktori Shkumbin Istrefi thotë se mbajtja e festivaleve teatrore është vitale për zhvillimin e teatrit.

“Mendojë që mbajtja e festivaleve teatrove është shumë me rëndësi për kulturën në përgjithësi, por tetarit dhe shfaqjet teatrale në veçanti. Festivalet e mundësojnë që ai prodhim teatror apo ajo shfaqje të shikohet edhe nga publiku në qytet e ndryshme. Po ashtu është edhe një mundësi e mirë për artistët që të takohen mes veti me shfaqjet e ndryshme të shkëmbejnë mendime ndoshta edhe analiza të ndryshme në tryezat që organizohen”, tha Istrefi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat